Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Kryeparlamentari Xhaferi takoi anëtarët e delegacionit të KPP – Maqedonia e Veriut dhe BE
    MAQEDONI

    Kryeparlamentari Xhaferi takoi anëtarët e delegacionit të KPP – Maqedonia e Veriut dhe BE

    16/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me eurodeputetët Andreas Shider, Marion Valsman, Aleksandar Jordanov, Bogdan Rzonca dhe Tijs Reuten, të cilët marrin pjesë në takimin dyditorë të Komitetit të Përzier Parlamentar – Maqedonia e Veriut dhe Be, përkatësisht trupi për dialog parlamentar ndërmjet deputetëve të Kuvendit dhe të Parlamentit Evropian. Në takim ishin të pranishëm edhe deputetja Sonja Mirakovska, në funksion të bashkëkryesuesit të Komitetit nga ana e Kuvendit, ambasadori i BE-së, Dejvid Gir dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

    Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që Kuvendi është nikoqir i mbledhjes së 21-të të Komitetit të Përzier Parlamentar dhe bindje se gjatë dy ditëve të ardhshme të punës deputetët do të kenë shkëmbim të suksesshëm të mendimeve për më shumë tema lidhur me eurointegrimin tonë. Në lidhje me Rezolutën për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, e cila duhet të miratohet në Parlamentin Evropian, shprehu pritjen që ajo të jetë objektive dhe të përmbajë progresin e vendit lidhur me kriteret e Kopenhagës. Informoi se procesi i shqyrtimit është në fazë të avancuar dhe se priten udhërrëfyesit që do të dalin nga procesi, të cilat shteti është i gatshëm t’i përmbushë në nivelin më të lartë. Ai theksoi se punohet me përkushtim në reformat e vendit në lidhje me kapitujt dhe legjislacionin e BE-së dhe është arritur harmonizim i plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së në drejtim të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të invazionit të Ukrainës.

    Kyetari Xhaferi u përqendrua edhe në kryesinë e shtetit me OSBE-në gjatë vitit 2023 dhe theksoi se është nder dhe përgjegjësi e madhe dhe se vendi investon hapa që kryesia të përfundojë me sukses dhe sa më shumë në rrethanat aktuale, të kontribuojë për paqen në Evropë dhe në botë.

    Bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar nga Parlamenti Evropian, Andreas Shider, theksoi se marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shumë të rëndësishme dhe e përshëndeti vendimin që shteti të vazhdojë në rrugën evropiane. Vuri në dukje se anëtarësimi në Union nënkupton reforma të shumta dhe përshëndeti përmbushjen e gjithë asaj që është bërë deri më tani, por theksoi se gjithmonë mund të bëhet më shumë. E theksoi edhe rëndësinë e ekzistimit të unitetit mes shumicës qeveritare dhe opozitës në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe shprehu shpresën se gjatë punës së Komitetit të Përzier Parlamentar, do të demonstrohet se rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut është e mundur dhe se Eurodeputetët janë këtu që anëtarësimi të bëhet realitet, sa më shpejt të jetë e mundur. Në takim u diskutua edhe për Dialogun Zhan Mone, i cili udhëhiqet nën patronazhin e Euro parlamentit dhe ka për qëllim avancimin e procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit dhe ranë dakord në parim që takimi i ardhshëm i përbashkët i Grupit të Punës të realizohet në muajin tetor.

    Previous ArticleBorrell: S’ka BE të sigurt pa një Ballkan Perëndimor të fortë dhe paqësor
    Next Article Grubi – Sarrazin: Ndryshimet kushtetuese proces i domosdoshëm për ardhmërinë europiane të vendit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.