Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»AZGJ edhe sivjet vazhdon trajnimin e përkthyesve dhe lektorëve të administratës
    MAQEDONI

    AZGJ edhe sivjet vazhdon trajnimin e përkthyesve dhe lektorëve të administratës

    16/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, edhe sivjet ka vazhduar traditën e nisur viteve të mëparshme të trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve. Këto ditë, në javën e katërt të trajnimeve, një nga temat ka qenë “Përkthimin e teksteve juridike”. Ligjëruesi prof. dr. Afet Mamuti thotë se qëllimi kryesor i leksionit që ka mbajtur në Agjenci, është që të sigurohet ruajtja e kuptimeve origjinale e tekstit gjatë përkthimit.
    Ligjëruesi tjetër, prof. dr. Asllan Hamiti, ka trajtuar temën “Gramatika krahasuese ndërmjet shqipes dhe maqedonishtes”, duke u përqendruar te ngjashmëritë dhe dallimet kryesore midis dy gjuhëve. Ai pas ligjëratës ka thënë se përkthyesit dhe lektorët duhet të orientohen drejt përdorimit të teknologjisë bashkëkohore, duke përfshirë fjalorët elektronikë dhe shpjegimet e termave, në punën e tyre praktike.
    “Trajnimi i përkthyesve dhe lektorëve në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës do të vazhdojë edhe javën e ardhshme, duke ofruar një platformë të vazhdueshme për zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të tyre në fushën e përkthimit dhe leksikut. Ky trajnim i specializuar ndihmon përkthyesit dhe lektorët të përmirësojnë cilësinë e punës së tyre dhe të ofrojnë shërbime sa më të mira në fushën e tyre të specializuar”, thuhet nga AZGJ-ja.
    Në këtë trajnim janë përfshirë mbi 60 përkthyes dhe lektorë dhe zgjat gjashtë javë. Ky është viti i tretë që Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, i zhvillon trajnimet e kuadrove të përkthimit dhe i pari i këtij lloji në vendet e rajonit.
    Për këtë qëllim, siç njoftohet nga Agjencia e Gjuhës, janë angazhuar profesionistë të njohur të gjuhës, juristë dhe njohës të fushave të ndryshme nga Maqedonia е Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Kjo nënkupton unifikimin e terminologjisë profesionale në gjuhët, që përdoren në vend dhe ngritjen e cilësisë së përdorimit të tyre, si edhe kthimin e dinjitetit të punës së përkthyesve, pse jo edhe licencimin tyre në gjuhën shqipe, në të njëjtën mënyrë siç është i rregulluar statusi i lektorëve të gjuhës maqedonase. Në fillim të trajnimit, Koordinatorja e trajnimit, prof. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, pat deklaruar se duke parë përvojat e përkthyesve, lektorëve, apo hartuesve të shkresave administrative, në temat që do të trajtohen për këtë vit, do të kapen të gjitha rrafshet e problemeve, si analiza e tekstit, përkthimi i teksteve të veçanta socialo-kulturore, furnizimin me fjalë dhe shprehje të softuerit, etj. në shumicën e institucioneve shtetërore”.
    Drejtori i Agjencisë së Gjuhëve, Ardian Musliu, kishte vlerësuar se njëra nga detyrat e AZGj-së është trajnimi i përkthyesve dhe lektorëve i të gjitha institucioneve të vendit, duke bërë që politikat gjuhësore të gjejnë zbatim dhe të unifikohet terminologjia administrative. Të shkruarit dhe përkthimi janë veprime të ndërlikuara, që kërkojnë përgatitje të lartë profesionale dhe përvojë të madhe. Sipas tij, zyrtarizmi i gjuhës shqipe në nivel shtetëror është një hap me peshë të madhe politike në vendin tone.(Dosja.mk)

    Previous ArticleBERZH: Ekonomia e Maqedonisë sivjet me rritje prej 2%, vitin e ardhshëm me 3%
    Next Article Shqipëria mbështet kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.