Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese hyjmë në izolim dhe në grupin e shteteve pa perspektivë afatgjate, informojnë burime qeveritare.
Varianti A, thonë burime qeveritare, është përfundimi i ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimi – hapja e Kapitullit të parë, ndërsa varianti B është mospërfundimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ndërprerja e negociatave, Shqipëria t’i vazhdojë negociatat, ndërsa ne hyjmë në një dekadë të izolimit dhe e humbim mundësinë, duke e pasur parasysh gjendjen gjeopolitike, para së gjithash për shkak të Ukrainës.
Lidhur me procesin rrejdhës të skriningut për harmonizim të legjislaturës së BE-së, burimet qeveritare informojnë se kanë përfunduar skriningjet sqaruese për katër klasterë, procesi është në gjysmë, mbetet edhe t’i dëgjojmë në pjesën sqaruese disa risi në legjislaturën e BE-së në dy klasterë – Klasteri 5 – Resurse bujqësi dhe kohezion dhe Marrëdhënie të jashtme dhe pritje të Qeverisë, e tërë kjo të përfundohet deri në vjeshtë.
Nga ana tjetër, skriningu bilateral, ndërkaq ajo është pjesa që ne prezantojmë është tërësisht e përfunduar për klasterët 1 dhe 2 – Përparësitë fundamentale dhe tregu i brendshëm, shtojnë nga atje. Mbeten edhe katër kapituj për t’u kompletuar Klasteri 3 dhe kjo do të përfundojë deri në javën e parë të qershorit, ndërkaq më pas vazhdohet me klasterët 4, 5 dhe 6 – Agjenda e gjelbër, Bujqësia dhe Politika e jashtme.
“Tashmë kemi hyrë në komunikim intensiv rreth përgatitjes së udhërrëfyesve, tre udhërrëfyesit që janë me rëndësi kyçe për ne, ato janë reformat në administratën publike, udhëheqja e së drejtës dhe funksionimi i institucioneve demokratike. Ata udhërrëfyes në të vërtetë janë kushti për hapje të Klasterit të parë, përfundimi i tyre. Po punojmë në vendosjen e kornizës institucionale për përgatitje të udhërrëfyesve, por gjithashtu edhe në mënyrën e konsultimit me organizatat civile dhe me ekspertë të huaj, për shembull për sundimin e së drejtës ftuam ekspert nga Holanda, për të tjerat gjithashtu ka nga shtete të ndryshme. Megjithatë, posaçërisht kemi kujdes për këtë sepse edhe këta udhërrëfyesduhet të na e japin rrugën për reformat dhe hapat në 6 deri 7 vitet në vijim, do të thotë deri në anëtarësim”, informojnë burimet qeveritare.
Nga atje, lidhur me informatat që po qarkullojnë këto ditë rreth Kornizës negociuese, se ajo akoma nuk është miratuar dhe se fillimisht duhet të miratohet dhe bisedohet, sqarojnë se Korniza negociuese u miratua në qershor të vitit të kaluar në konferencën e parë ndërqeveritare, ku është konstatuar kjo në konkludimet, ndërkaq se do të publikohet në konferencën e dytë ndërqeveritare pas përfundimit të të gjitha obligimeve të parapara në konkludimet dhe Kornizën negociuese, e kjo do të thotë, ndryshimet kushtetuese.
“Kështu që, ajo është miratuar, nuk mund të engociohet, nuk do të shqyrtohet sërish, por vetëm do të publikohet atëherë pas konferencës së dytë ndërqeveritare”, theksojnë burime nga Qeveria.
Nga Qeveria i sqaruan edhe mekanizmat para anëtarësimit në BE, përkatësisht në përputhje me metodologjinë e re të mekanizmave për sendërtim dhe mekanizmave për ndëshkim.
“Mekanizma për ndëshkim ishte kthim i procesit nga fillimi nëse shkoni prapa. Mekanizma për shpërblim ishte nëse shkoni mirë me reformat mbeteni pjesë e politikave të BE-së dhe para anëtarësimit. Konsiderojmë se kjo është mënyrë e mirë të mundemi ngadalë, siç është për shembull liberalizimi i vizave është një shembull sikur të jemi pjesë e BE-së. Lëvizjen e kemi të lirë si të vendeve-anëtare, ashtu edhe ne. ideja është këtu të mund të kemi qasje edhe drejt fondeve, megjithatë konsiderojmë se nuk duhet të fokusohemi vetëm në atë. Kjo nuk është ttugë alternative. Rruga është ajo deri në anëtarësim, megjithatë të mos jetë e zbrazët deri në anëtarësim, e më pas të merren përfitimet, por të krijohet mundësia që prëfitime të ketë edhe rrugës deri në anëtarësim dhe mendojmë se qytetarët do t’i ndjejnë ato përfitime rrugës, dhe kjo është shumë me rëndësi, sepse dukshëm duke u fokusuar vetëm në qëllimin prëfundimtar, krijohen frustrime gjatë rrugës dhe kjo shihet tek dispnomi i qytetarëve lidhur me BE-në, i cili për fat të keq po shënon rënie. mendoj se mjetet dhe politikat do të jenë shumë të rëndësishme dhe përfitimet do t’i ndjejnë në çdo shtëpi secili qytetar”, thonë burime nga Qeveria.