Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Përtej skepticizmit, uniformat e policisë “flasin” shqip!
    MAQEDONI

    Përtej skepticizmit, uniformat e policisë “flasin” shqip!

    27/03/2023
    Facebook Twitter Email

    S’ka vetëm një javë qysh se u emetua një emision dokumentar në një televizion shqiptar, kushtuar disa problemeve, midis tjerash edhe zbatimit të gjuhës, dhe shumë shpejtë vjen një dëshmi e kundërt.

    Tajmingu i emisionit në njërën anë dhe me një arritje konkrete të përdorimit të shqipes, që e demanton atë, mund të jenë krejtësisht të rastit, anise kjo ndodhi kështu kësaj radhe…

    Arritja është shumë konkrete dhe do të thoshim historike: uniformat e policisë tash e tutje do të jenë të shkruara edhe në gjuhën shqipe në kryeqytetin e Maqedonisë dhe në komunat ku jetojnë së paku 20 për qind të përkatësisë shqiptare.

    Jo rastësisht përmendëm emisionin ku në mënyrë kritike flitej se nuk zbatohet gjithkund Ligji për Përodrimin e Gjuhëve, por në anën tjetër, hyrja në fuqi e Dekretetit për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat policore, tregon se një gjë e nisur tash e katër vjet më parë me miratimin e ligjit, me gjithë ndonjë vonesë për arsye objektive, nuk e ndalë zbatimin në praktikë.

    Kjo tregon edhe seriozitetin e Qeverisë që të jetësojë ligjet e vendit dhe gjërat t’i zgjidhë pa improvizime apo diskurse të tjera politikaneske.

    Krijimi i parakushteve ligjore ishte vullnet politik, dhe ky ishte një përcaktim për çdo lavd i partnerëve të koalicionit të kësaj dhe qeverisë paraprake BDI-LSDM.

    Për më tepër, një hap i duhur dhe i guximshëm që zgjidhi në mënyrë adekuate një e drejtë e garantuar. Hyrja në fuqi e Dekretit tash, i përgënjeshtroi skeptikët që kishin krijuar percepcion të gabuar se nuk ka vullnet për zbatimin praktik dhe se vonesa ka qenë vetëm për shkak të krijimit të kushteve adekuate teknike.

    Me hyrjen në zbatim të uniformave tri gjuhësore, maqedonisht, shqip, anglisht, i bie natyrshëm e drejta zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, të thotë se ky është “një mision i kryer me sukses”./indeks.mk/

    Previous ArticleBesimi: Zhvillimi i kapitalit njerëzor për “Europën në shtëpi”
    Next Article Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.