Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Saliu: Rreziku nga ndikimi rus ende ekziston, “Frontit për Europë” të Ali Ahmetit nuk duhet ti frikësohet askush
    MAQEDONI

    Saliu: Rreziku nga ndikimi rus ende ekziston, “Frontit për Europë” të Ali Ahmetit nuk duhet ti frikësohet askush

    21/03/2023
    Facebook Twitter Email

    Maqedonia e Veriut ende nuk e ka kaluar rrezikun e ndikimit rus, kështu vlerëson analisti politik Urim Saliu, duke komentuar iniciativë e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti për fuqizimin e mëtejmë të “Frontit për Europë” me të gjitha forcat pro-evropiane dhe pro-amerikane në vend.

    “Këto përpjekje të partive dhe grupeve të caktuara dëshirojnë që ta pengojnë me çdo kusht rrugëtimin e këtij vendi në BE. Në fakt ky problem i përhapjes së ndikimit rus nuk është tek qeveria dhe asnjëra nga partitë shqiptare. Por lufta për të izoluar forcat ekzistuese në vend që janë pro ruse që dëshirojnë të përfitojnë dyfishtë pra edhe tek elektorati për të marrë më pas pushtetin është pra një luftë e ashpër me forcat tjera progresive në vend që duan ta shohin Maqedoninë të integruar. Nuk ka dyshim që Ali Ahmeti në këtë drejtim është kaq i zëshëm jo vetëm në thirrjet e tij por edhe në veprime. Ndikimi i tij u pa në Ohër javën e kaluar në takimet e tij me gjithë protagonistët e politikës ndërkombëtare që së pari u takuan me të . Por kjo betejë duhet paralelisht të vazhdojë e përkrahur edhe nga partitë tjera për të formuar vërtetë frontin evropian në këto momente shumë delikate për të minimizuar forcat regresive që nuk i duan të mirën vetë shtetit”, deklaroi Saliu për Politiko.makdomen.net

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi “Bashkë por Europë” me qytetarë dhe bazën partiake në Çair të Shkupit, deklaroi se misioni i tij dhe partisë që drejton ai është për bashkim.

    “Në vitin 2001 më thoshin po çka të duhet Arbën Xhaferi e Ymer Ymeri, Jo, na duheshin sepse neve na duhej bashkim dhe unitet më shumë se kurrë. Kemi tejkaluar veten për shumë çështje, sepse uniteti të bën të rëndësishëm, sepse ne kemi përgjegjësi morale e kombëtare që shqiptarët të jenë aty ku e meritojnë. Ne nuk vijmë nga kancelaritë e as ekranet televizive, por vijmë nga ushtritë e lufta, për të përmbysur një sistem të vjetër e për të vendosur sistemin e barazisë. Frontit për Europë nuk duhet ti frikësohet askush”, theksoi Ahmeti.(Politiko.makdomen.net)

    Previous ArticleBujar Osmani zbulon si Ali Ahmeti e inkurajoi delegacionin Kosovar
    Next Article Shaqiri: Kërkesat e maturantëve që kanë bazë ligjore do të pranohen

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.