Kryeparlamentari dhe zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) –Talat Xhaferi në tubimin “Bashkë për Europë” të liderit Ali Ahmeti me qytetarë dhe strukturat partiake në Çair të Shkupit tha se sot kujtojmë amanetin e atyre që luftuan në 2001-shin, atyre që dhanë jetën në 2001-shin.
“Nuk do të flas shumë mirëpo do të përmend një cështje, na thanë largoni duart nga kazinot. Ne duart i kemi larg atyre punëve, mirëpo po bëjmë të pamundurën që ato kaziono të largohen nga vendbanimet dhe vendet e diturisë, ne nuk bëjmë fjale, por me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve. Misionin që e kemi marrë përsipër ne e çojmë deri në fund, sepse ne nuk merremi me shpifje e fjalë boshe por realizojmë dhe zbatojmë”, tha Xhaferi duke iu përgjigjur akuzava të “Grupit të zjarrit”.(Politiko.makdomen.net)