Categories: OPINIONE

EDITORIAL/Çairi me Ali Ahmetin!

Editorial i portalit Politiko.makdomen.net

Shkup, 20 mars-Kishte shumë “zell” te një pjesë kundërshtarëve të Ali Ahmetit dhe Artan Grubit se tubimi i sontëm do të dështojë. Supozonin se pas një tubimi të ngjashëm kohë më parë nga oponenca e brendshme kur deshën të dërgojnë mesazhin se “Çairi është me të zjarrtët”, në të njëjtin vend nuk mund të mblidhen njerëz që do ta tejkalojnë atë për nga numri i pjesëmarrësve. Ndodhi e kundërta!

Ndodhi që Çairi vërtet mezi kishte pritur liderin e BDI-së dhe të tregojë se ai ambient sportiv i sallës “Shaban Tërstena” është i vogël për t’i tubuar gjithë anëtarësinë dhe simpatizantët që kurrë nuk janë larguar rruga e Liderit, i cili ka qenë dhe mbetet fytyrë identifikimi dhe uniteti në BDI.

Kjo, sa i përket iluzionit që kanë mundur të tentojnë ta krijojnë ata që po largohen nga kjo rrugë uniteti. Në anën tjetër, ka dhe dallime përmbajtësore.

Te tubimi i parë i oponencës së brendshme, dominonin akuza, denoncime ndaj bashkëpartiakëve, deri në denigrim personaliteti, ndërkaq në tubimin e sontëm flitej për çështje programore, flitej për rrugën e BE-së, nuk i mbylleshin dyert askujt për të ikur, e për ata që duan të ikin u shtrihej dorë e pajtimit me qëllim të tejkalimit të përçarjeve, për të mos qenë BDI-ja satisfaksion për partitë që e duan të dobët, të rrënuar dhe humbëse.

Nga fjalimet e udhëheqësve më të lartë të BDI-së u dhanë porositë e qarta, anëtarësia dhe simpatizantët ishin të pranishëm masovikisht për t’i shprehur përkrahjen Ali Ahmetit. Do të ishte e padrejtë që kjo anëtarësi të zgjedhë midis Ali Ahmetit dhe të pakënaqurve që kanë motive të tjera e jo programatike.

Prej sonte, kjo dilemë më nuk ekziston.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago