Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»Ali Ahmeti: 20 vite kemi punuar që njerëzit të jenë bashkë!
    MAQEDONI

    Ali Ahmeti: 20 vite kemi punuar që njerëzit të jenë bashkë!

    20/03/2023
    Facebook Twitter Email

    Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti në tubimin “Bashkë për Europë” me qytetarë dhe strukturat partiake në Çair të Shkupit tha se do doja të ndaj një gëzim sonte me të gjithë ju për arritjen historike që Kosova bëri më 18 mars në Ohër, duke hapur shtigjet drejt anëtarësimit në Institucionet ndërkombëtare që nga BE, NATO e deri në OKB.

    “Kjo është marrëveshja që siguron rrugën e sigurtë të Kosovës, ndaj urime kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe gjithë popullit, sepse Kosova ka pasur legjitimitetin por tashmë Kosova ka legjitimitet, sovranitet dhe është shtet sovran. Ndaj ju uroj punë të mbarë! Ne 20 vite kemi punuar që njerëzit të jenë bashkë, ndaj sonte u ndala edhe në Çair si vazhdë e takimeve që kam pasur nga Pollogu e deri në Shkup. Kohëve të fundit shumë po ju ngelet hatri, por te unë kthim prapa ska! Unë respektoj vendimet e shumicës së organeve partiake, por unë nuk mund të dal nga rruga e trasuar me gjak e me vlera, ndaj një përshëndetje speciale shkon për bashkëluftëtarët e mi dhe familjet e dëshmorëve”, tha Ahmeti para banorëve të Çairit, përcjell Politiko.makdomen.net

    Misioni ynë, shtoi mëtej ai, nisi për bashkim, për të ju dhënë shqiptarëve atë që e kanë merituar historikisht, lirinë, drejtësinë, barazinë, sepse fjala e lirë dhe mendimi pa kufi është anarki! Unë, Talat Xhaferi dhe të gjithë si në, duhet të punojmë që këtë rrugë të ua shtrojmë e begatojmë gjeneratave të reja sepse kohërat kanë ndryshuar.

    “Sot kërkohet arsimim, cilësi e ekspertë, ndaj unë jam shumë krenar me ekipin që ka BDI në qeveri, dhe këtë krenari ma shton më shumë kur marr komplimente nga përfaqësuesit ndërkombëtar se sa imazh të mirë kemi. Ne duhet të mbështesim gjithë ato kuadro profesionale që të tregojnë aftësitë e tyre, jo të ngulfasim BDI-në, sepse kemi 100 mijë deri në 152 mijë votues ktu e në 20 vitet e ardhshme… Hapni krahët dhe pranoni të rinjtë, pranoni të ardhmen, sepse nuk mund të jemi pjesë e Europës pa cilësi e kuadro profesionale. Ne vitin 2001 më thoshin po cka të duhet Arbën Xhaferi e Ymer Ymeri, JO, na duheshin sepse neve na duhej bashkim dhe unitet më shumë se kurrë. Kemi tejkaluar veten për shumë cështje, sepse uniteti të bën të rëndësishëm, sepse ne kemi përgjegjësi morale e kombëtare që shqiptarët të jenë aty ku e meritojnë. Ne nuk vijmë nga kancelarite e as ekranet televizive, por vijmë nga ushtritë e lufta, për të përmbysur një sistem të vjetër e për të vendosur systemin e barazisë. Frontit për BDI nuk duhet ti frikësohet askush”, theksoi Ahmeti.
    Kam folur, potencoi Ahmeti në fjalën e tij, me shume liderë politike, ju kam thënë t’I lënë anash inatat e dokrrat, por të bashkohemi e ta bëjmë këtë vend Europë, sepse anëtarësimi i vendit tonë në BE ëhstë shërbimi më I madh që mund të ju bëjmë familjeve shqiptare duke ndalur emigracionin.

    “Nuk ndalet rruga drejt BE-së me propaganda, ndaj Artan, ne nuk jemi tren por jemi urgan i pandalshëm! Mos I dilni para urganit se ju shkelë!”, potencoi lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.(Politiko.makdomen.net)

    Previous ArticleGrubi mesazh Mexhitit: Mbaje fjalën që e ke dhënë!
    Next Article Ali Ahmeti: Nuk ndalet rruga drejt BE-së me propaganda, ndaj Artan, ne nuk jemi tren por jemi uragan!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.