Categories: MAQEDONI

Takimi Kurti-Vuçiç/ Musliu: Ka pajtueshmëri mes palësh, Kosova përfiton diplomatikisht

Analisti, Albert Musliu, lidhur me takimin e kësaj të shtune mes Kurtit dhe Vuçiç deklaroi se palët do mund të shprehin një dakordësim mes tyre.

Në një intervistë për Vizon Plus, Musliu theksoi se ndonëse pretendohet nga të dyja palët se nuk do të ketë nënshtrim, nuk mohohen pajtueshmëria mes tyre.

“Mendoj se prej këtij takimi të dy palët nuk do dalin pa shprehur gatishmëri edhe pajtueshmëri me atë që do merren vesh, këto nuk janë biseda të lehta. Nëse në Ballkan ka një kontekst të gjatë, është ai shqiptaro-serb dhe për mbylljen e këtij konteksi kërkon edhe durueshmëri edhe vizion edhe kreativitet”, tha ai, përcjell Politiko.makdomen.net

“Askush prej pjesëmarrësve nuk insiston në nënshkrimin e ndonjë dokumenti, ashtu siç u bë dhe 1 muaj më parë, kishim dakordësim mes dy palëve me dokumentin ndërmjetë dy palëve, por edhe eksperiencë e partnerëve tona euroatlantikë me shtetet e Ballkanit që përveç duhet edhe udhërrëfyesit e marrëveshjeve të dakordësohen”, shtoi ai.

Lidhur me përfitimet e shteti të Kosovës, Musliu theksoi se një element i rëndësishëm i marrëveshjes është pranimi i ndërsjelltë.

“Me këtë dokument iu pranohet Kosovës ai propozim që ta pranojë Serbinë kur ajo ta pranojë Kosovën. Ka rëndësi diplomatike, një barazi për dy palët dhe kërkohet pranim i ndërsjelltë”, tha ai. “Me Kosovën është më me rëndësi që marrëdhëniet të normalizohen, të fillojnë dhe disa funksione ndër shtetërore”, shtoi ai.

Ai theksoi se ka një dakordësim mes palëve ndonëse të theksojnë vazhdimisht se nuk do të ketë një nënshkrim. Ai shtoi se takimi në Ohër është i mirëmenduar në mënyrë që të mos shkaktojë tensione mes palëve.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago