Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti në një lidhje direkte në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka treguar për takimin që ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Ohër.
Ahmeti tha se nuk e lehtë për Kurtin, mirëpo sipas tij, nuk mund të ketë deri në pafundësi hasmëri e hidhërime. “Sigurisht që Kosova është pjesë e ndishme e jona, e shqiptarëve të Maqedonisë. Cdo sukses i Kosovës është kënaqësi e jona. Sot këtu jam në mbështetje morale të institucioneve të Kosovës, në mëbeshtetje të arritjes së marrëveshjes historike për Kosovën, për rajonin , për të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe të Serbisë, sepse me arritjen e marrëveshjes fitojnë të gjitha palët. Nuk është lehtë për Kurtin, por pafundësisht hidhërim e hasmëri nuk mund të ketë, duhet të ketë një epilog, dhe shpresoj që me vet zgjatjen e këtyre kohëve të vona dhe mund të zgjasë edhe shumë këto negociata. Uroj dhe shpresoj që të ketë epilog pozitiv që do të ishte i mirë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin. Ne urojmë që ky epilog të jetë i suksesshëm”.
Ai tha se nuk e ka këshilluar Kurtin, por vetëm e ka siguruar që nuk ka qenë asnjëherë i zhgënjyer nga ShBA’të, Evropa dhe Nato.
Sipas tij,përderisa marrëveshja e ka mbështetjen e Evropës dhe ShBA’ve, Kurti duhet të mos ketë hezitim, por të veprojë në drejtim të epilogut.
“Unë nuk kam ardhur as ta këshillojë, por ka qenë bashkëbisedim i dy njerëzve të veprimtarive të mëhershme që na kanë lidhur, e kam uruar Kurtin që të jetë i fortë në këto negociata. Ka mbështetje të Evropës, Amerikës për këtë marrëveshje që të arrihet, dhe e kam siguruar Kurtin që unë asnjëhreë nuk kam qenë i zhgënjyer nga Amerika, Evropa e as nga NATO. Këtë e sigurova Kurtin.
Përderisa marrëveshja ka mbështetjen e Evropës, Amerikës, i thash të mos ketë hezitim por të veprojë në drejtim të epilogut”.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…