Categories: MAQEDONI

Bujar Osmani: Shpresojmë që sot të arrihet marrëveshja “Ohri 2” (VIDEO)

Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, thotë se shpreson që sot në mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet marrëveshja “Ohri 2”.

Osmani, në një intervistë për Klan Kosova, tha se Maqedonia e Veriut inkurajon të dyja palët që të arrijnë marrëveshje sot, njofton Klankosova.tv.

“Ne jemi si delegacion – nikoqirë të këtij dialogu për të mundësuar fillimisht kushte për një dialog të mirëfillte dhe për të inkurajuar palët për një zgjidhje me qëllim të stabilizimit të Ballkanit Perëndimor”.

“Të gjithë jemi në shpresë por vendimi do të merret nga palët në tavolinë. Ne shpresojmë që vërtetë do të jetë ditë historike – në atë që po e quajmë Ohri 2 sepse ambientet e njëjta në të cilat është zhvilluar dialogu për marrëveshjen e Ohrit – njëra prej marrëveshjeve më të mira të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brukseli”.

“Mbase simbolika se pse është zgjedhur Ohri është kjo, por edhe arsyeja se pse është zgjedhur Maqedonia e Veriut është si mirënjohje për rolin e saj për ruajtjen e stabilitetit në rajon” u shpreh Osmani.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago