Categories: MAQEDONI

Bujar Osmani: Kryetari Ahmeti personifikon gjithë këto arritje të Maqedonisë së Veriut prej marrëveshjes së Ohrit deri te marrëveshja e Prespës,anëtarësimi në NATO

Shefi i diplomacisë së shtetit Bujar Osmani në një prononcim ekskluziv për Tetovasot tha se është storje e veçantë vetë fakti që SHBA dhe BE vendosin që dialogu shpresoj përfundimtarë mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhë në të njëjtin ambient me atë të marrëveshjes së Ohrit.
Osmani tha se kjo nuk është e rastësishme.

Kjo është sipas tij edhe një mirënjohje e mirë për rolin e ri të Maqedonisë së Veriut. Sot sipas tij Maqedonia e Veriut nuk është një shtet që ka nevojë për stabilitet nga jashtë por është një shtet i cili kontribuon në stabilitetin e rajonit. Ai u shpreh se sot vendi ynë është anëtar i NATO,kryesues i OSBE,dot negociojmë me BE-në,sot kemi marrëdhënie ndëretnike si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit që është shembull për Evropën.Poadhtu sipas tij kemi marrëveshjen për fqinjësi që vërtetë kanë qenë të jashtëzakonshme.

Kjo thotë ai na bën të jemi partner kredibil i ShBA dhe BE-së. Ai e quajti ditën e sotme si një ditë të madhe dhe historike dhe shpreson se do ketë një marrëveshje që do jetë kahje krejtësisht tjetër.

Kryetari Ahmeti sipas tij është një prej nikoqirëve të këtij dialogu dhe prezenca e tij sot është e jashtëzakonshme. Kryetari Ahmeti personifikon gjithë këto arritje të Maqedonisë së Veriut prej marrëveshjes së Ohrit deri te marrëveshja e Prespës,anëtarësimi në NATO.
Në takimin e z.Ahmeti më z Kurti u bisedua hapur për këto aspekte me z.Escobar dhe z Lajçak dhe shpresoj se kjo do jetë një ndihmë rreth këtij procesi.

https://fb.watch/jlujM2uoaC/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago