Categories: MAQEDONI

BE zbardh agjendën, kjo do të jetë dinamika e takimit të 18 marsit në Ohër

Të shtunën më 18 mars, në Ohër do të mbahet raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa si nikoqirë do të jenë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i mbështetur nga emisari special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje. Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimet e para të ndara bilaterale do të nisin në orën 10:30. Që do të thotë, Kurti dhe Vuçiqi do të takohen ndaras me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së, para takimit të përbashkët trilateral, Kurti-Vuçiq-BE.

Takimi, sipas njoftimit, do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë. Koha e saktë do të përcaktohet gjatë pasdites”, ka thënë BE-ja në njoftim.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago