Categories: MAQEDONI

MPJ: Nuk ka pasur indikacione për sulm të mundshëm ndaj Osmanit gjatë vizitës së tij në Moldavi

Nuk kemi qenë të informuar dhe nuk ka pasur të dhëna për ndonjë kërcënim apo sulm të mundshëm ndaj delegacionit të OSBE-së dhe as ndaj kryesuesit të Organizatës, ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Moldavi, komentuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme pasi në opinion dolën informacione për një sulm të shmangur ndaj delegacionit të OSBE-së gjatë vizitës në Moldavi, të udhëhequr nga shefi i diplomacisë maqedonase, njofton PRESSonline.mk .

Kryesuesi i OSBE-së, siç thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, kishte besim të plotë në shërbimet e sigurisë së Moldavisë dhe tek autoritetet atje, të cilët garantuan sigurinë e tij dhe të delegacionit që ai kryesonte.

“Në kuadër të OSBE-së, vizitat e delegacioneve të Organizatës dhe vizitat e kryesuesit parashikojnë protokolle të veçanta sigurie që janë nën juridiksionin e vendit nikoqir. Vizitat e realizuara në Ukrainë, Moldavi, si dhe vizitat e planifikuara në terren në të ashtuquajturat “Zona të rrezikuara” realizohen me një tregues të qartë se janë vizita të delegacionit të OSBE-së, të cilat në marrëdhëniet ndërkombëtare konsiderohen vizita me rrezik dhe vigjilencë të shtuar”, theksojnë nga MPJ.

Nga atje shtojnë se siguria e përfaqësuesve të OSBE-së është prioritet i lartë dhe Organizata do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet lokale gjatë çdo vizite dhe në çdo vend.

Reagimi i MPJ-së vjen pasi mediat moldave njoftuan se është shmangur një atentat ndaj ministrit Osmani gjatë vizitës së tij në Moldavi në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

“Realitatea” raportoi se sulmi i supozuar do të kryhej me një makinë bombë të parkuar pranë Kalasë Bender. Sipas të njëjtit burim, autoritetet në rajonin separatist pro-rus të Moldavisë, Transnistria akuzuan shërbimin ukrainas të sigurisë për organizimin e planit për sulmin. Madje, ata kanë publikuar një video ku sipas tyre shihet “agjenti” i cili është dashur të kryejë sulmin, duke ndjekur delegacionin e OSBE-së të kryesuar nga Osmani.

Ukraina mohoi kategorikisht akuzat se kishte planifikuar një sulm, ndërsa autoritetet moldave vlerësuan se për pretendime të tilla nevojiteshin prova, pasi ajo që u paraqit “ka karakter spekulativ dhe nuk pasqyron hetime apo të dhënat vërtetuese të autoriteteve të Republikës së Moldavisë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago