Categories: MAQEDONI

Analistët: Nëse VMRO-DPMNE mbron interesin shtetëror, duhet të votojë për ndryshimet kushtetuese

Meqenëse edhe opozitarja VMRO-DPMNE është deklaruar publikisht se mbështet procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE), atëherë për interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe vendit, deputetët e saj duhet që të mbështesin edhe ndryshimet kushtetuese të nevojshme për vazhdimin e rrugëtimit eurointegrues të vendit, thonë analistët politik për portalin Politiko.makdomen.net

“Meqenëse VMRO – DPMNE si parti janë deklaruar se mbështesin procesin e antarsimit të vendit në BE, meqenëse ky proces është për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe vendit, pra edhe kjo parti duhet të ndihmoj në këtë moment. Jam thellë i bindur se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin në afatin e parashikuar. Cila do të jetë marrëveshja apo kompromisi është diçka tjetër, se nuk mund të tallen me fatin e shtetit këtë e dinë të gjithë”, deklaroi ish-deputeti Zudi Xhelili për Politiko.makdomen.net

Politikologu Blagojçe Atanasoski vlerëson se opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE duhet të marrë pjesë në gjithçka që do të thotë përparim drejt BE-së, sepse është një interes mbipartiak dhe kombëtar.

“Bllokimi i perspektivave evropiane sjell dëm për të gjithë, për qytetarët, për shtetin, për shoqërinë, për marrëdhëniet ndëretnike, por edhe për vetë VMRO-DPMNE-në si parti politike, sepse nëse nuk i miraton ndryshimet kushtetuese, mund të jetë të shpallur parti proruse dhe antiperëndimore dhe të mos lejohet fare të formojë qeveri, edhe në rast të fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, deklaroi Atanasoski për Politiko.makdomen.net

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago