Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Si dështoi Bilall Kasami në menaxhimin e qenve endacak, për 1 vit kap vetëm 42 qenë
    MAQEDONI

    Si dështoi Bilall Kasami në menaxhimin e qenve endacak, për 1 vit kap vetëm 42 qenë

    24/02/2023
    Facebook Twitter Email

    Problemi i qenve endacakë dhe sulmet ndaj banorëve po bëhet gjithnjë e më i madh, ndërkohë që autoritetet si duket kanë ngritur duart. Nga janari, e deri më sot, vetëm në qytetin e Tetovës, ka pasur 14 kafshime nga qentë endacakë, ndërsa në dhjetëra raste qytetarët kanë pësuar lëndime të rënda trupore gjatë ikjes nga qentë endacakë. Nga komuna e Tetovës ankohen qentë endacakë po dërgohen nga qytete tjera.

    “Deri tani janë kapur 42 qen endacakë dhe janë trajtuar dhe mendojmë që deri në fund do përmbushet numri i caktuar. Kemi dyshime serioze se po sillen qen edhe nga jashtë territorit të Tetovës andaj apelojmë që secili që sheh një gjë të këtillë të bashkëpunojë me komunën. Nga Policia nuk kemi asnjë informatë dhe asnjë bashkëpunim as me policinë dhe as me institucionet tjera që duhet të bashkëpunojnë me ne”, tha Albi Qamili, zëdhënës i komunës së Tetovës.

    Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë hedh poshtë pretendimet e komunës.

    “Është një frazë e përditshme që jemi mësuar ta dëgjojmë, kështu që, në çdo komunë në çdo qytet thonë se sillen nga qytetet e tjera por assesi në ndonjë qytet të vendit të pakohet numri i qenve endacakë. Andaj raste të këtilla nuk ka pasur të raportuar as nga qytetarë e as nga zyrtarë komunal deri më sot. Le të urdhërojë para kamerave ta thotë ndonjë person që ka bërë raportimin në polici dhe që nuk është ndërmarrë masa”, u shpreh Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB-Tetovë.

    Një ditë më parë një vajzë pësoi keq nga sulmi i qenve endacakë. Prindërit e vajzës u ankuan për trajtimin e saj në spital. Për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë në nivel të Pollogut, nga organizatat e huaja vit më parë u ndanë mbi 350.000 euro, por vetëm shkaku i mos gjetjes së lokacionit për ndërtimin e strehimores rajonale për qentë endacak, bëri që projekti të dështojë.

    Previous ArticleMe dëshmi dhe argumente, ja si iu mbyll goja VMRO DPMNE-së rreth lajmeve të reme
    Next Article Kreu i komunës së Haraqinës, Ibrahimi heq “qafe” deponinë ilegale afër varrezave të dëshmorëve

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.