Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Dauti: “Asociacioni” të mos bëhet “Kosovë” e dytë dhe “kancer sistemor”!
    MAQEDONI

    Dauti: “Asociacioni” të mos bëhet “Kosovë” e dytë dhe “kancer sistemor”!

    15/02/2023
    Facebook Twitter Email

    Fleksibiliteti i shprehur së fundmi nga vetë kundërshtuesi i Asociacionit, Albin Kurti, me gjashtë kushtet e tij, tregon se Kosova është e gatshme ta përmbushë këtë obligim(ratifikuar nga Kuvendi) duke marrë për bazë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

    Kështu ka shkruar midis tjerash publicist Daut Dauti në kolumnën e fundit në gazetën “Koha”.

    Sipas tij, gjëja kryesore që duhet eliminuar, për të mos u bërë ashtu siç dyshohet “një kancer sistemor”, është që t’u pritet në trup pretendimeve serbe për një asociacion me ingerenca ekzekutive.

    Kjo është njëra gjë, tjetra është që aosiacioni të eliminohet nga çfarëdolloj ndikimi nga poshtë-lartë, pra, të mos ketë ndikim në vendimmarrje në nivelin qendror.

    -Me fjalë të tjera” – ka shkruar Dauti – ky asociacion nuk duhet të ketë autonomi siç kishte Kosova në kuadër të ish-Jugosllavisë, që gatisë kishte pozitën e republikës: ishte e përfaqësuar në federatë me më pakë delegatë se republikat, por pesha e votës së tyre, ishte njësoj si e republikave, me të drejtë vetoje. Në rastin e dikurshëm të Kosovës, nga një këndvështrim serb, thuhej se Kosova është “më e barabartë” se vetë Serbia (!) dhe jo pa hiq arsye: Kosova ishte e përfaqësuar drejtpërdrejtë në Kuvendin e RSFJ-së drejtpërdrejtë, kishte delegatë në Kuvendin e Serbisë, ku u dëgjohej zëri, por nuk kishte përfaqësim të Serbisë në Kuvendin e KSA të Kosovës! Kjo atë kohë i frustronte mjaft qarqet politike serbe, sidomos me ardhjen e Millosheviqit, sepse nuk kishte ndikim të Serbisë ndaj politikave autonome të Kosovës.

    Mirëpo, ky pozicion i Kosovës, shkruan më tutje Dauti, ishte arritur nga tendencat për barazi të Kosovës pas njëzet viteve të para të pasluftës, kur ishte lënë nën mëshirën e politikës së komunistëve serbë. Me amendamente dhe me Kushtetutën e 1974-tës, ishte ngritur autonomia pothuajse në nivelin e Republikës, por me dallim prej saj, pa të drejtë të vetëvendosjes.

    -Në këtë analogji, kuptohet se është shumë me rëndësi historia, dhe në vetëpërcaktimin e mëvonshëm për shkëputje, e drejta nuk u pa vetëm të të drejtës universale të vetëpërcaktimit të popujve ose e padrejtësisë historike, por dhe te akti i bashkimit me Serbinë pas lufte (anise i sjellë nën shtetrrethim), që siç ka shkruar autori kroat, Banko Horvat, që i jepte të drejtë Kosovës për vetëvendosje të re në kushte të reja(shpërbërja e Jugosllavisë(që e verifikoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e së Drejtës)-thekson publicisti.

    Ai më tutje ka sqaruar se kjo histori e atonomisë së dikurshme ishte për shqiptarët e Kosovës që përbënin mbi 80 për qind të popullatës.

    -Ky pozicion nuk mund t’u lejohet serbëve të Kosovës kur janë më pak se 5 për qind, të cilët nuk jetojnë në një territor homogjen, të cilët pavarësisht asociacionit, kanë garanci maksimale për të drejtat kulturore (gjuha e tyre është e barabartë me shqipen, në fushën e arsimit poashtu, kanë përfaqësim në ekzekutiv dhe parlament me vende të garantuara…), ndaj çdo ingerencë ekzekutive që do ta çonte Asociacionin në modelin që kishte Kosova dikur(le të mos jetë as një Republikë Serbe), mjafton të ishte si autonomia e dikurshme, Kosova do të ishte një shtet ku 95 për qind do të varej nga vullneti i 5-përqindëshit, i cili gjithë kohën mund të dirigjohet nga Beogradi.-vlerëson publicist Daut Dauti.

    Kolumna e tij e plotë:

    Si të bëhet Asociacioni e të mos jetë “tumor”?

    Previous ArticleZëvendës ministri Rexhepi mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Sfidat me strehimin në Maqedoninë e Veriut, përmes prizmit të institucioneve”
    Next Article Grubi, Osmani e funksionarë të BDI në Dizhon të Çairit. Përkrahje e madhe rrugës vizionare të Ali Ahmetit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.