Categories: RAJON

Lista Serbe kërkon largimin e policisë nga Veriu

Lista Serbe ka njoftuar se gjuajta me armë zjarri nga forcat policore në Leposaviq afër lumit Bistrica, ishte pika e fundit pas një serie sulmesh ndaj serbëve që nga vitit i ri.

Ata pretendojnë se policia e Kosovës ka plagosur rëndë një person me emrin Miljan Deleviç. Deri më tani, policia ka konfirmuar se ka shtënë në drejtim të një makine që ka refuzuar të ndalet, porse nuk kanë konfirmuar se ka një plagosje.

“Sot forcat speciale të Kurtit kontrolluan një automjet në të cilin ndodheshin dy serbë dhe me atë rast u qëlluan me qëllim të vrasjes. Ne kemi paralajmëruar për javë për sjelljen joprofesionale të forcave speciale të Kurtit të cilët po përpiqen që me veprimet e tyre të frikësojnë popullin serb dhe të shkaktojnë incidente dhe ne insistojmë që komuniteti ndërkombëtar të dënojë brutalitetin e këtyre kriminelëve me uniformë, fatkeqësisht nuk ka përgjigje dhe sulmi brutal i sotëm nuk është për t’u habitur, që është vetëm vazhdimësi e histerisë antiserbe të regjimit në Prishtinë”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe, organizatorëve të bllokimit të rrugëve në Veri.

Lista Serbe, siç theksohet, “me muaj të tërë ka insistuar në të gjitha takimet që njësitë speciale të tërhiqen nga veriu i Kosovës për shkak se janë atje ilegalisht dhe për shkak se kanë shkaktuar një sërë incidentesh”.

“Natyrisht, ata në këtë mënyrë po u dërgojnë mbështetje të heshtur atyre që do të shkaktonin kaos në këto zona pa marrë parasysh paralajmërimet tona. Sulmi brutal i sotëm mbi jetën e serbëve ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë tek qytetarët tanë, të cilët gjithnjë e më shumë mendojnë se duhet të mbrojnë vetën nga aktet kriminale”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Lista serbe kërkon “tërheqjen e menjëhershme të të gjitha, siç pretendojnë ata, forcave speciale të Kurtit nga veriu i Kosovës dhe arrestimin dhe sanksionimin e atyre që tentuan të vrasin Deleviç-in dhe shoqëruesin e tij sot”.

Nga Lista Serbe thonë se “prania e vazhdueshme e këtyre formacioneve mund të çojë në një spirale ngjarjesh që do të kërcënojnë në mënyrë të pakthyeshme paqen në këtë zonë”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago