Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së dëshmorit të Kombit Nezir Demiri, zonjës Makfire Demiri.
Ahmeti ndër të tjera shkruan se kombi shqiptar qëndroi në këmbë falë nënave që i rritën fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.
Statusi i plotë pa ndërhyrje:
Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të zonjës Makfire Demiri, nënës së dëshmorit të kombit Nezir Demiri.
E përjetshme në kujtimet e mia do të jetë forca dhe krenaria që kishte në homazhet që i bënim bashkë në kujtim të veprës heroike të birit të saj dhe të gjithë atyre që bashkë me të dhanë jetën për idealin e lirisë.
Kombi ynë ka qëndruar në këmbë falë të gjitha nënave që i rritën fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Demiri! Qoftë e parajsës!
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…