Ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka uruar dhe falënderuar VLEN-in dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti që po kontribuojnë në maksimum për deshqiptarizimin e institucioneve, raporton indeks.mk
Lloga përmes një statusi në “Facebook”, ka reaguar për emrimin e krerëve të Agjencisë së Intelegjencës nga ana e presidentes Siljanovska dhe ka pohuar se pikërisht janë Kurti dhe VLEN ata që po ndihmojnë VMRO-në në deshqiptarizim të institucioneve.
“1. Gabriela Jakovleva është drejtoresha e re e Agjencisë së Inteligjencës. 2. Ivana Stojanovska është zëvendësdrejtoresha e re e Agjencisë së Inteligjencës.
Urime vLEN-it dhe faleminderim publik Albin Kurtit që japin kontribut maksimal në DEshqiptarizimin e institucioneve në RMV”, ka shkruar Lloga..
Kujtojmë, është hera e parë nga viti 2001 që në Agjencinë e Intelegjencës nuk ka udhëheqës, drejtor ose zv.drejtor shqiptarë. Mandatin e fundit para se të shkarkohet nga Siljanovska drejtor ka qenë Erolld Musliu.
Për emrimin e Jakovlevas dhe Stojanovskas opinion u njoftua dje përmes mediave.
Emrimi i tyre bëhet ekskluzivisht nga Presidentja e vendit dhe është nën ingerenca të sajë./indeks.mk/
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…