Një ushtar profesionist 25-vjeçar ka ndërruar jetë pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore në poligonin “Krivolak”. Incidenti ndodhi dje pasdite rreth orës 18:30 gjatë një kursi selektiv për batalionin e forcave speciale.
Ushtari, i cili ishte në përfundim të një marshimi të gjatë, humbi ndjenjat dhe u dërgua menjëherë në Qendrën Shëndetësore të Negotinës me një automjet spitalor ushtarak dhe një mjek ushtarak.
Pas ndihmës fillestare, ai u transferua në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARIL) në Shkup. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, vdekja e tij u konstatua pas një kohe të shkurtër.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, ushtari ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe në përgatitje të shkëlqyer fizike para fillimit të kursit, i cili zgjat 24 ditë, dhe nuk kishte shenja të mëparshme të ndonjë problemi shëndetësor gjatë aktivitetit.
Një prokuror publik do të udhëheqë hetimin e mëtejshëm për të përcaktuar shkaqet e vdekjes pas kryerjes së autopsisë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…