Nënkryetari i Bashkkmit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi duke zbuluar një pjesë të programit Qeverisës VMRO-VLEN-ZNAM ka pohuar se asnjë fjalë nuk ka në programën zgjedhore për heqjen e 20% nga Kushtetuta.
Sipas Ademit, në programën në fjalë flitet pak rdhd për marrëdhënijet ndëretnike dhe se nuk përmendet fare fjala shqiptarët dhe komunitetet tjera.
Ademi kujton të gjithë se kujtojmë se mbiemri “maqedonas/e” ka kuptim etnik, e jo shtetëror, në përputhje me Marreveshjen e Prespës që është pjesë e rendit juridik të brendshëm!
Reagimi i plotë:
Asnjë fjalë nuk ka në Programin e Qeverisë 2024-2028 për zgjedhjen e Presidentit në Kuvend, për heqjen e 20% nga Kushtetuta, ama edhe aty pak kur flitet për marrëdhëniet ndëretnike nuk përmenden fare shqiptarët dhe komunitetet e tjera, por me qëllim përmendet “MAKEDONSKA DRZAVA”!
Asnjë fjalë nga ekipi i dytë i VMRO-së në këto zgjedhje për këtë formulin dhe shumë formulime të këtilla në Programin që duhej të ishte i përbashkët!
I kujtojmë të gjithë, se mbiemri “maqedonas/e” ka kuptim etnik, e jo shtetëror, në përputhje me Marreveshjen e Prespës që është pjesë e rendit juridik të brendshëm!
Veçanërisht është turpëruese heshtja e VLEN kur VMRO i quan “makedonski albanci”, e në ndërkohë në vend të reagimit ata zgjedhën heshtjen, siç po e zgjedhin edhe tani me këto formulime skandaloze!
Nëse skan marrë pjesë në hartimin e Programit, të paktën ta kishin lexuar para se të dorëzohej në Kuvend! Ndoshta edhe e kan lexuar, por s’kanë guxim për të reaguar!
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…