Kryeministri holandez Mark Rutte pritet të pasojë Jens Stoltenberg si shefin e NATO-s.
Lajmin e bënë të ditur disa media holandeze të cilat thonë se Rutte ka mbështetjen e Hungarisë dhe Sllovakisë.
Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Uashington, Stoltenberg as nuk konfirmoi dhe as mohoi lajmet.
“Mendoj se Mark Rutte është një kandidat shumë i fortë. Ai ka shumë eksperiencë si kryeministër, ai është një mik dhe koleg i ngushtë i imi dhe prandaj besoj fort se shumë shpejt aleanca do të ketë vendosur për pasardhësin tim dhe kjo do të jetë mirë për të gjithë ne, për NATO-n dhe gjithashtu edhe për mua.”
NATO i merr vendimet me konsensus, kështu që çdo kandidat ka nevojë për mbështetjen e 32 vendeve anëtare. Vetëm Rumania, presidenti i së cilës Klaus Iohannis po konkurron gjithashtu për këtë post, është ende zyrtarisht kundër kandidaturës së Rutte.
Shefi i ardhshëm i NATO-s do të përballet me sfidën e vështirë atë të mbështetjes së aleatëve për luftën e Ukrainës, ndërkohë që do të ruhet nga çdo përshkallëzim që mund ta tërheqë aleancën ushtarake në një konfrontim ushtarak me Moskën.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…