Categories: SPORT

Sa vlen fitimi i Euro 2024? Ja të gjitha premiot e vendosura nga UEFA!

uropiani 2024 startoi mbrëmë me sfidën mes Gjermanisë e Skocisë që përfundoi me rezultatin 5-1 në ndeshjen që u zhvillua “Allianz Arena” të Mynihut. Por ky nuk ishte vetëm fillimi për të fituar trofeun më të rëndësishëm kontinental, por në të njëjtën kohë edhe gjuetia ndaj një premioje finale që mund të arrijë deri në 28 milionë e 250 mijë euro për fituesin (kjo shumë në varësi të arritjeve në fazën e grupeve).

Kjo, sepse UEFA për secilin raund që të çon deri në ngritjen e trofeut ka parashikuar edhe bonuse në miliona euro që janë pa dyshim edhe stimuli plus përveç prestigjit të trofeut.

Të gjitha 24 pjesëmarrëset e “Gjermani 2024” kanë arkëtuar tashmë bonusin prej 9 milionë e 250 mijë eurove. Ndërkohë, për fazën në grupe, ashtu si në Champions apo turnetë e tjerë UEFA çdo fitore do të dhurojë 1 milion euro, ndërsa barazimi 500 mijë euro.

Ndërkohë, kalimi në fazën finale, duke nisur nga 1/8-at e Europianit dhuron 1.5 milionë euro, kalimi në çerekfinale 2.5 milionë euro, arritja në gjysmëfinale 4 milionë euro për secilën.

Për sa i përket dy finalisteve, kombëtarja që do të ngrejë edhe trofeun do të arkëtojë 8 milionë euro, ndërsa humbësi do të ngushëllohet me 5 milionë.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago