Shtetet e Bashkuara vendosen në listën e sanksioneve 300 subjekte të reja biznesi, përfshirë një kompani ruse me bazë në Beograd. Sipas faqes së Departamentit të Thesarit të SHBA-së, në listë është edhe kompania “BASSIRE GROUP DOO”.
Kompania është themeluar në shkurt të vitit 2023 dhe është e angazhuar në tregtinë me shumicë të kompjuterëve, pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve. Drejtori dhe pronari i kompanisë është shtetasi rus, Nikolai Levin.
Në shpjegimin e Thesarit thuhet se qëllimi i sanksioneve është t’i mohojnë Rusisë qasjen në produktet dhe shërbimet e nevojshme për të ruajtur prodhimin ushtarak për luftën në Ukrainë.
Ndër subjektet e sanksionuara janë kompani nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.
Më shumë se 4000 subjekte dhe individë rusë janë nën sanksionet amerikane, me qëllim që të ndalin fluksin e parave dhe armëve drejt Rusisë.
Sanksionet u njoftuan përpara mbërritjes së presidentit amerikan, Joe Biden në Itali për një takim të liderëve të G7.
Vendet e G7-ës, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, do të bisedojnë për mënyrën se si t’i përdorin përfitimet nga asetet e ngrira ruse në Perëndim, për ta ndihmuar Kievin financiarisht./REL
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…