Categories: BOTA

Moti i keq “paralizon” aeroportin në ishullin e Majorkës

Moti i keq ka përfshirë destinacionin e njohur turistik, atë të ishullit të Majorkës në Spanjë.

Si pasojë aeroporti “Son Sant Joan”, i treti më i madhi në vend u paralizua. Pista e aeroportit u përmbyt plotësisht, duke e bërë të pamundur funksionimin normal. Aeroporti aktivizoi planin e tij të emergjencës dhe fluturimet për në Mallorca u devijuan përkohësisht në aeroporte të tjera të Spanjës.

Aena, operatori i aeroportit Palma de Mallorca, konfirmoi se kishte përmbytje në disa hyrje të objektit dhe në ndërtesën e terminalit.

Trafiku i pasagjerëve në aeroportin e Palma de Mallorca vitin e kaluar arriti në 31.3 milionë, një rekord i të gjitha kohërave. Ishulli me plazhet e tij piktoreske është një nga destinacionet më të njohura në Evropë, veçanërisht nga turistët gjermanë dhe britanikë.

Ndërkohë, në Indi të paktën 41 njerëz në shtetin lindor indian të Odisha kanë ndërruar jetë për shkak të motit të valëve të të nxehtit. India dhe disa pjesë të tjera të Azisë kanë përjetuar një verë jashtëzakonisht të nxehtë. Një trend që shkencëtarët thonë se është përkeqësuar si pasojë e ndryshimeve klimatike.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago