Categories: MAQEDONI

Sela: Taravarin e njoh si gënjeshtar

I ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në përgjigjen e tij ndaj statusit të Arben Taravarit në facebook, ai tha se Fronti Europian nuk ka gënjyer në asnjë moment sepse ka fituar një numër të konsiderueshëm votash më shumë se kundërshtarët dhe është koalicioni që e ka legjitimitetin e popullit.

Ai ka bërë thirrje për unifikim të qëndrimeve politike dhe për një tryezë bisedimesh, në vend të garave për afrimitet me figura të caktuara politike. Sela ka përfunduar me një thirrje për integritet dhe transparencë në procesin demokratik, duke theksuar rëndësinë e marrjes së mandatit nga qytetarët.

“E para punës unë duhet të komentoj njeriun i cili sa është i vërtet unë e njoh më mirë se i gjithë opinioni, dhe kur flet gënjeshtra për gënjeshtrën është shumë problem sepse unë në këtë dimension e njoh si një gënjeshtar.
Ne kemi 30 mij vota më shumë se ata, ne nuk kemi gënjyer ne i fituam zgjedhjet si front. Pastaj thotë që janë pjesë e qeverisë, unë me sa e di qeveria nuk është bërë akoma, ministër akoma nuk është bërë zoti Taravari dhe unë nuk e di se çdo të bëhet me negociatat,
Ai doli dhe tha se po të ketë një votë më pak do të tërhiqet, dhe jo vetëm që humbi me një votë por humbi në zgjedhjet presidenciale, ato parlamentare, humbi në vendin e tij dhe sësrish nuk e pamë që të tërhiqet. Këto lloj statusesh në facebook nuk janë për t’u komentuar sepse i shërbejnë asaj garës që unë e quaj gabim, faktorit politik shqiptarë i duhet unifikim qëndrimi, tryezë bisedimesh, dhe jo për të bërë garë se kush është më i afërt me Mickoskin, apo me ndonjë mandatarë tjetër. Ky lloj mesazhi që është dhënë ne jemi pjesë e qeverisë, tregon se ky ka jarani me këto të cilët kanë marrë mandatin dhe në emër të kësaj jaranie flet me siguri, ndërkohë që i mungon ajo më e rëndësishmja të marrësh mandat në demokraci, ku fatin e tiju ia delegon qytetari”, tha Sela./tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago