Categories: MAQEDONI

Fronti Europian dhe VMRO DPMNE takohen për Ligjin për organizimin e ministrive dhe dialogun e përbashkët

Gjatë ditës së sotme (e premte) është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Fronti Europian.

Në takim ishin të pranishëm Aleksandar Nikoloski, Vlado Misajlovski, Nikola Micevski dhe Stefan Andonovski, ndërsa nga koalicioni Frontit Evropian ishin Menduh Thaçi, Blerim Bexheti, Faton Ahmeti dhe Elmi Aziri.

Në takim u diskutua për ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, me ç’rast nga VMRO-DPMNE-ja u arsyetuan se ndryshimet e ligjit, të cilat duhet të sjellin efikasitet më të madh, transparencë dhe reforma, si dhe racionalizim.

Ligji është hartuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të shtetit dhe është pjesë e programit IPA të Bashkimit Europian.

Përfaqësuesit e koalicionit Frontit Europian shprehën mbështetjen e tyre për ndryshimet në ligj dhe informuan se do të votojnë për miratimin e ligjit.

Në kuadër të takimit u bisedua edhe për dialogun e ndërsjellë ndërmjet pushtetit dhe opozitës, me ç’rast u pranua kërkesa e koalicionit Fronti Europian që brenda një kohe të shkurtër Kuvendi të formojë një komision ad hoc me Kryetar të propozuar nga opozita i cili do ta përcjellë përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe për punën e vet do ta informojë Kuvendin dy herë në vit.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago