Categories: BOTA

Putin kërcënon Perëndimin me armët bërthamore: Do t’i përdorim nëse cënohet sovraniteti ynë

Ditën kur në Normandi përkujtohet 80-vjetori i zbarkimit të aleatëve që çoi në fundin e Luftës së Dytë Botërore, shtohet sërish retorika nxitëse e një konflikti të ri të madh në Europë.

Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi sërish Perëndimin me armë bërthamore, tani që gjithmonë e më tepër vende të NATO-s po i japin leje Ukrainës të përdorin armët e tyre me rreze të gjatë veprimi për të goditur territorin rus.

“Perëndimi beson se Rusia nuk do i përdorë kurrë armët bërthamore. Ne kemi një doktrinë atomike dhe kur kërcënohet sovraniteti ynë, i konsiderojmë ato si një mjet për t’u përdorur”.

Gjatë një forumi në Shën Pjetërburg, Putin paralajmëroi se veç vendosjes në gatishmëri të armëve bërthamore në gjithë vendin, që përfshijnë në rreze edhe territorin e Shteteve të Bashkuara, do të përdorë një taktikë asimetrike të armatosjes së vendeve mike me armë me rreze të gjatë veprimi për të goditur territoret e shteteve të NATO-s.
I zhgënjyer është veçanërisht nga Gjermania, që së bashku me Shtetet e Bashkuara ishin vendet e fundit të NATO-s që lejuan Ukrainën të përdorë armët e tyre për të goditur Rusinë. Putin tha se ky vendim do të çojë në rrënimin e marrëdhënieve Moskë – Berlin

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago