Një sulm ajror izraelit në një shkollë të siguruar nga OKB-ja në Gaza për qindra persona të zhvendosur nga lufta, ka vrarë të pakën 27 persona. Ndërkohë, ushtria izraelite tha se sulmin në këtë shkollë e kreu pasi strehonte komponentë të Hamasit.
Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan se avionët kishin kryer një sulm të saktë në një kompleks të Hamasit të ngulitur brenda një strehe në zonën e Nuseirat. Më tej, ushtria izraelite pretendoi se kishte ndërmarrë hapa përpara sulmit ajror për të ulur rrezikun e dëmtimit të civilëve të papërfshirë.
Gazetarët raportuan për BBC se ka qenë një avion luftarak izraelit që ka qëlluar 2 raketa në hyrjet në katin e fundit të shkollës për kampin e regjuatëve Nuseirat. Ndërkohë, zyra e shtypit e Hamasit ka akuzuar Izraelin se ka kryer një masakër të tmerrshme.
Ismail al-Thawabta, drejtor i zyrës së shtypit të Hamasit, hodhi poshtë pretendimet e Izraelit se shkolla e OKB-së kishte fshehur një komponentë të Hamasit. Më herët, ushtria izraelite tha se kishte marrë nën kontroll operacional mbi zonat lindore të kampit të refugjatëve Bureij dhe qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore, pasi dhjetëra palestinezë u raportuan të vrarë.
Në deklaratën e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit thuhet se kanë vrarë “terroristët” e Hamasit dhe Xhihadit Islamik që morën pjesë në sulmin e 7 Tetorit në jug të Izraelit, kur rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng. Nga ana tjetër, të paktën 36 mijë e 580 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…