Categories: MAQEDONI

VMRO-DPMNE-ja superiore ndaj VLEN-it! Krijon ministri te reja për vete

Dikasteret si Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, pra ushtria, Ministria e Brendshme, ajo e Financave, e Arsimit, ministria e re për Energjetikë, Kultura, Sporti, Drejtësia, Shoqëria Informatike dhe Administrata si dhe Ministria për Transport dhe Lidhje janë të rezervuara për VMRO-DPMNE-në dhe Lëvizjen ZNAM.

Ndërsa nga ajo që dihet deri më tani nga bisedimet, koalicioni shqiptar VLEN do të merret me Politikën Sociale, Ekologjinë dhe Shëndetësinë. Pritet ta marrë edhe Ministrinë e Ekonomisë, por kësaj do t’i shkëputet sektori i Energjetikës, i cili do të themelohet si Ministri e re. Po ashtu është mësuar se VLEN-i do të marrë edhe dy ministri pa resor, atë për Qeverisje të Mirë si dhe atë për Eurointegrime.

Kështu me shumë gjasa, siç po zhvillohet negociatat, do të duket përfaqësimi i shqiptarëve në Qeverinë e re “Mickoski”, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Nga kjo ndarje e kulaçit qeverisës, me sa duket VLEN-i po hyn pa kushte në Qeveri. Burime të TV21 po ashtu tregojnë se një nga ministrat e VLEN-it që parashihet të jenë në Qeverinë e ardhshme është propozuar nga vetë kreu i DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Përveç kësaj, burime të TV21 tregojnë se edhe drejtoritë e mëdha VMRO-DPMNE-ja do t’i ruajë për vet. Ajo nuk e jep asnjë prej drejtorive të mëdha siç janë Ndërmarrja për Rrugët Shtetërore, Elektranat e Maqedonisë, ELEM, Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike.

Nga ana tjetër, tashmë është më se e ditur se VLEN është bërë gati të hyjë në Qeveri pa kushtin për ndryshimet kushtetuese, ndërsa pikëpyetje mbetet edhe kërkesa për ndryshimin e formës së zgjedhjes së presidentit, gjë që VLEN e ka përmendur gjatë fushatës, që kreu i shtetit të zgjidhet në Kuvend dhe jo në zgjedhje të drejtpërdrejta.

“Koalicioni Vlen është në një situatë të palakueshme, një situatë e vështirë. Në njërën anë janë të dehur nga dëshira që me çdo kusht për të qenë në pushtet nga ana tjetër kërkesat e tyre kryesore po e shohim se as për së afërti nuk respektohen. Nëqoftëse i përcjellni deklaratat e tyre, ata kanë thënë nuk ka Qeveri pa ndryshimet kushtetuese ndërsa sot thonë se t’i presim zgjedhjet në Bulgari, në Europë, mbrëmë e dëgjova z.Taravarin thotë t’i presim zgjedhjet në SHBA, pastaj në janar duhet të fillojë administrata e re me punë. Pas zgjedhjeve në SHBA do të thonë t’i presim zgjedhjet në Francë, Gjermani Britani, Spanjë e Itali, dhe assesi të ndalen tek çështja kruciale për të cilën edhe deklaratë kanë nënshkru që para zgjedhjeve se nuk ka Qeveri pa ndryshime kushtetuese”, tha Arbër Ademi – Fronti Europian.

“Dmth pasi që t’i fillojmë negociatat me BE mendoj se është momenti që si shoqëri ta hapim debatin për një kushtetutë të re sepse vazhdojë të mendoj dje insistoj që Maqedonisë realisht i duhet një kushtetutë e re”, shtoi Arben Taravari – VLEN.

Nga krejt këto, mbetet të shihet nëse VLEN do t’i forcojë pozitat e saj negociuese karshi VMRO-DPMNE-së që duket superiore ndaj tyre, ose-ose ka për qëllim që me çdo kusht të jetë pjesë e qeverisë. Programi final për bashkëqeverisje ende nuk ka dalë në publik, ndërsa pas dy javësh pritet të votohet qeveria e re. Kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore, përveç se kanë thënë se VLEN është garancë në këtë qeverisje për ndryshimet kushtetuese, që hap rrugën eurointegruse të vendit, kanë dhënë edhe premtime për kthimin e 49% të aksioneve nga kompanitë shtetërore në duart e qytetarëve, përkatësisht nga 10 mijë euro për individ të cilat do rrisin kapitalin e secilës familje.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago