Categories: BOTA

Vapë vdekjeprurëse në Indi: Vret 50 persona në 3 ditë

Më shumë se 50 persona kanë ndërruar jetë gjatë 3 ditëve të fundit në Indi si pasojë e temperaturave ekstreme të ngrohta në disa pjesë të vendit. BBC News raporton se rreth 33 persona kanë ndërruar jetë në shtetin verior të Uttar Pradesh gjatë fundjavës për shkak të të nxehtit.

Ndërkohë, në shtetin Odisha, rreth 20 të tjerë kanë humbur jetën për shkak të goditjes nga nxehtësia. Lajmin e konfirmoi një zyrtar për agjencinë e lajmeve ANI. Shumica e humbjeve të jetëve u raportuan më 1 Qershor, ndërsa në Indi mbahej faza e fundit e votimeve për zgjedhjet e saj të përgjithshme. Vdekje të dyshuara të lidhura me nxehtësinë janë raportuar gjithashtu nga shtetet e Bihar, Madhya Pradesh dhe Jharkhand.

Në Uttar Pradesh, disa policë vullnetarë, zyrtarë të votimit, roje sigurie dhe staf sanitar ishin midis atyre që ndërruan jetë gjatë fundjavës. Navdeep Rinwa, shefi zgjedhor i shtetit tha për gazetarët se familjeve të personelit zgjedhor të vdekur do t’u jepej një kompensim monetar prej 18 mijë Dollarësh. Rinwa tha gjithashtu se një personi që po qëndronte në radhë për të votuar i ra të fikët për shkak të vapës. Fatkeqësisht, votuesi ndërroi jetë në spital.

Rezultatet e zgjedhjeve pritet të shpallen më 4 Qershor. Çdo 5 vjet, India mban zgjedhjet e saj të përgjithshme në muajt Prill dhe Maj. Por këtë vit, temperaturat e larta kanë arritur rekorde, ndërsa vendi po përjeton valë të nxehta të shpeshta, më intensive dhe më të gjata.

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka pasur të paktën 56 vdekje të konfirmuara nga goditjet e nxehtësisë nga 1 Marsi deri më 30 Maj. Gjatë kësaj periudhe, janë raportuar rreth 24,849 raste të goditjes nga nxehtësia. Temperaturat në Indinë Veriore, Qendrore dhe disa pjesë të Perëndimit kanë qenë tejet të larta që kanë lëvizur rreth 45-46 gradë Celsius, duke u ngjitur edhe në 50 gradë në disa zona.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago