Categories: BOTA

Mediat: Izraeli pranon pjesërisht planin e Bidenit për armëpushim në Gaza

Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi ka pranuar pjesën më të madhe të planit të gjerë që presidenti i ShBA-së, Joe Biden, paraqiti për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Rripin e Gazës.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN thuhet se Tel Avivi ka pranuar pjesën më të madhe të propozimit që Biden e paraqiti për armëpushim dhe shkërbimin e pengjeve në Rripin e Gazës.

Propozimi përfshin lirimin fillimisht të civilëve dhe grave izraelite, më pas lirimin e ushtarëve si dhe dorëzimin e të vdekurve pas lirimit të pengjeve. Në një fjalim më 31 maj në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se Izraeli ka paraqitur propozim të ri për armëpushimi të përbërë nga 3 faza i cili në fazën e parë në procesin e armëpushimit 6-javor parashikon tërheqjen e Izraelit nga vendbanimet në Gaza dhe lirimin e një pjese të pengjeve të mbajtur nga palët.

Biden tha se në fazën e dytë ku do të zhvillohen negociata lidhur me kalimin në procesin për t’i dhënë fund konfliktit, do të lirohen pengjet e mbetura, përfshirë ushtarët meshkuj. Izraeli do të tërhiqet nga Gaza (në fazën e parë), armëpushimi i përkohshëm do të shndërrohet në një përfundim të përhershëm të konfliktit.

Në fazën e dytë arritja e marrëveshjes së palëve për të gjitha pikat ndërsa kalimi në fazën e tretë nëse armëpushimi bëhet i përhershëm ku në këtë fazë në rend dite do të vijë procesi për rindërtimin e Gazës dhe dorëzimi i pengjeve të vdekura që posedojnë palët.

Theksohet se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është këmbëngulës për vazhdimin e luftës deri në arritjen e të gjitha objektivave në Rripin e Gazës.

Hamasi njoftoi se i sheh si pozitive propozimet e paraqitura nga Izraeli dhe të njoftuara nga presidenti amerikan Biden lidhur me “armëpushimin e përhershëm, tërheqjen e forcave pushtuese nga Rripi i Gazës, rindërtimin dhe shkëmbimin e pengjeve”.

Së fundmi, presidenti izraelit Isaac Herzog tha se do ta mbështesë Netanyahun nëse pranon propozimin që Bideni ka paraqitur për armëpushim në Rripin e Gazës.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago