Gati 600 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Teksas pasi stuhitë e forta goditën veri-lindjen e shtetit amerikan.
Moti ekstrem i së martës pason disa stuhi të fundjavës nga të cilat mbetën të vdekur të paktën 24 persona në pesë shtete, përfshirë Teksasin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Nxehtësia e madhe po prek gjithashtu Teksasin jugor, i cili ende po rimëkëmbet nga një stuhi në fillim të këtij muaji që ndërpreu energjinë elektrike për qindra mijëra njerëz.
Disa banorë të veriut të Teksasit u zgjuan të martën nga tingujt e sirenave të tornados, pasi Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime në Dallas dhe zonat përreth për shkak të stuhive të forta.
A do të bëhet Teksasi shumë i nxehtë për njerëzit?
Ka pasur raportime për përmbytje të rrugëve të banimit, pemë të rrëzuara dhe linja elektrike në të gjithë qytetin. Një deklaratë fatkeqësie u bë për Qarkun e Dallasit ndërsa zyrtarët vazhdojnë të vlerësojnë dëmet.
Në kulmin e saj, më shumë se 1,070,000 klientë ishin pa energji të martën në mëngjes. Gati një e treta e ndërprerjeve të energjisë elektrike të raportuara të martën ishin në Qarkun e Dallasit, transmeton Klankosova.tv.
Poashtu, qindra fluturime nga Dallasi u vonuan dhe u anuluan që nga mëngjesi i së martës vonë për shkak të stuhive.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…