Categories: MAQEDONI

Ahmeti: Kjo mendësi, ky veprim vazali, na kthen në kohën kur tjerët vendosnin për ne

Lideri i Frontit Europian, Ali Ahmeti në press konferencë tha se nuk do të lejohet asesi të shkilet mbi legjitimitetin e popullit. Ahmeti shtoi se Fronti Europian ka triumfuar në 20 komuna, me një diferencë me mbi 30 mijë vota përballë opozitës shqiptare.

“Fronti Europian dhe opozita shqiptare, në muajt dhjetor 2023 dhe janar 2024, bashkarisht dakorduan dhe firmosen deklaratë për mos-hyrje në partneritet qeveritar pa ndryshimet kushtetuese dhe garantimin e rrugëtimit europian. Përkundër të gjitha argumenteve dhe numrave e rezultateve, edhe me deputetë, edhe me numra absolut votash, edhe me fitore në dy të tretat e komunave, humbësit e zgjedhjeve, pa legjimitetin e sovranit, u nënshtruan tërësisht duke injoruar vullnetin e popullit, Marrëveshjen e Ohrit, legjitimitetin dhe pa patur aspak respekt për ata që sollën të gjitha këto ndryshime cilësore në vendin tonë. Në këtë kontekst, qytetarët na pyesin, ç’kuptim ka demokracia në vendin tonë nëse komuniteti shumicë përcakton se kush i përfaqëson shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët dhe komunitetet tjera? Pse këto komunitete duhet të organizohen në parti politike dhe te marrim pjesë në zgjedhje për ta fituar legjitimitetin e bashkëkombasve të tyre nëse, pa marrë parasysh vullnetin e komuniteteve tona, për ata vendos sipas preferencave dhe para-pëlqimeve partia më e madhe maqedonase?

Kjo mendësi, ky veprim vazali, na kthen në kohën para më shumë se dy dekadave kur komunitetet diskriminoheshin, trajtoheshin si qytetarë të rendit të dytë dhe nuk respektoheshte vullneti i votës së lirë të komuniteteve, por të tjerë vendosnin për ne. Të dashur miq, legjitimiteti është shtylla e stabilitetit, sigurisë, mirëqenjes, barazisë. Prandaj, ne, bashkë, po nisim betejën e respektimit të frymës së Marrëveshjes së Ohrit që bazohet në legjitimitetin dhe të drejtën zakonore për përfaqësim nga ata që e kanë legjitimitetin e komuniteteve”, tha Ali Ahmeti./tvklan.mk

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago