Categories: BOTA

Izraeli sulmon kampet në Rafah, 40 të vdekur

Forcat izraelite bombarduan një kamp që strehonte njerëzit e zhvendosur në një zonë të sigurt në Rafah, duke vrarë rreth 40 palestinezë.

Shumë nga viktimat ishin fëmijë ndërsa sulmi shkaktoi një zjarr të madh, duke djegur njerëz brenda kampit. Punonjësit e urgjencës dërguan dhjetëra të tjerë të plagosur në sulm në qendrat mjekësore në Rafah, por objektet e mbingarkuara nuk kanë kapacitet për të trajtuar të sëmurët, pasi shumë prej tyre kishin pësuar djegie të rënda.

Autoriteti Palestinez denoncoi masakrën, duke thënë se ajo shënoi një sfidë izraelite ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëronte ndalimin e ofensivës në Rafah. Edhe pse zemërimi u rrit, forcat izraelite vazhduan sulmet në të gjithë Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën pesë në qytetin e Gazës dhe një tjetër në kampin e refugjatëve Bureij.

Sulmi në kampin në Tal as-Sulltan erdhi pasi grupi militant Hamas gjuajti me një breshëri raketash pjesën qendrore të Tel Avivi-t për herë të që nga janari.

Sirenat e raketave u dëgjuan edhe në qytetet e tjera, duke përfshirë Herzlija dhe Petah Tikva. Krahu ushtarak i Hamasit, pretendoi fillimin e një sulmi “të madh” raketor në Tel Aviv. Breshëria e raketave nënvizon kërcënimin që Hamasi ende paraqet për njerëzit në të gjithë Izraelin. Ai gjithashtu ilustron sfidat me të cilat përballet ushtria izraelite ndërsa vijon bombardimet në Gazën jugore për të emelinuar militantët e Hamasit nga ajo që ajo e quan “fortesa e fundit e madhe”.

Përpjekjet për të rënë dakord për ndalimin e luftimeve dhe kthimin e më shumë se 120 pengjeve janë bllokuar për javë të tëra, por ka pasur disa shenja lëvizjeje këtë fundjavë pas takimeve midis zyrtarëve të inteligjencës izraelite dhe amerikane dhe kryeministrit të Katarit. Izraeli është përballur me thirrje për të marrë më shumë ndihmë në Gaza pas më shumë se shtatë muajsh të një lufte që ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe uri në enklavë. 200 kamionë ndihma, përfshirë katër kamionë me karburant, hynë në Gaza përmes Kerem Shalom. Kjo vjen pas një marrëveshjeje midis presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi për të dërguar përkohësisht ndihma nëpërmjet vendkalimit Kerem Shalom.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago