Categories: BOTA

Të paktën 12 të vrarë nga sulmi rus në Harkiv

Bombardimet ruse në një qendër tregtare në Harkiv të Ukrainës kanë lënë të vrarë të paktën 12 persona. Dhjetëra persona të tjerë janë plagosur nga sulmi i 25 Majit, i cili goditi një qendër tregtare të mbushur me vizitorë.

Guvernatori i rajonit të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha më 26 Maj se 11 persona janë konfirmuar të vdekur, duke shtuar se ekipet e shpëtimit druajnë se numri i viktimave do të rritet.

Më herët, Synyehubov dhe zyrtarë të tjerë ukrainas thanë se sulmi u krye me dy predha nga Rusia, të njohura si “bomba rrëshqitëse”, pasi armë të tilla rrëshqasin drejt objektivit me apo pa sistem që i drejton. Këso armësh janë përdorur nga Rusia në mbarë Ukrainën.

“Deri më tani, ne e dimë se më shumë se 200 persona mund të kenë qenë brenda hipermarketit”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në Telegram.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, citoi një zyrtar të paidentifikuar rus, i cili tha se “një dyqan ushtarak dhe një post komande” ishte brenda qendrës tregtare, duke mos ofruar dëshmi për këtë pretendim.

Harkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, në muajin e fundit po përballet me sulme të intensifikuara ruse, pasi Moska hapi një front të ri, pas nisjes së një ofensive të re në rajonin ukrainas me po të njëjtin emrë.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago