Categories: BOTA

E rëndë në Itali! Shqiptarja futet në shtëpinë e fqinjes, godet me thikë nënë e bijë

Një 42 vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ka tentuar të vrasë dy fqinjët e saj. Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Pavias.

Mësohet se gruaja ka shkuar në shtëpinë e fqinjes së saj të moshuar të Mërkurën rreth orës 18:30.

Më pas ajo ka goditur me thikë kuzhine nënë e bijë, 90 dhe 62 vjeç. Dy të fundit ndodhen në spitalin e San Matteo në gjendje kritike për jetën. Ato kanë marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas banorëve të lagjes, 3 gratë nuk kanë pasur debate apo mosmarrëveshje më herët. “Ajo mund të vuajë nga ndonjë sëmundje, ose është përdoruese droge. S’ka pasur arsye, ka luajtur mendsh!”, shprehen për shqiptaren.

Paraprakisht dyshohet se autorja vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve në repartin e psikiatrisë./tvklan.al

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago