Categories: MAQEDONI

Mitsotakis: Aktualisht e gjithë Evropa është kundër RMV-së, memorandumet e Marrëveshjes së Prespës nuk do të ratifikohen në parlamentin grek…

“Në këto rrethana, kur e gjithë Evropa aktualisht është kundër Maqedonisë së Veriut, por jo rastësisht, por sepse diplomacia greke dhe unë personalisht u mobilizuam, dhe ka thirrje të rrepta që Shkupi të ndryshojë qëndrim, ju vini dhe kërkoni me ligj që memorandumet të ratifikohet tani?! Unë me të vërtetë i ngre duart lart”, tha nga Parlamenti kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke iu drejtuar kryetarit të grupit parlamentar SYRIZA, Sokratis Famelos, njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Athina.

Kuvendi i Greqisë që nga mëngjesi i sotëm është duke debatuar në nivel liderësh partish për inflacionin dhe rritjen e çmimeve, ndërsa Famelos në fjalimin e tij iu referua edhe politikës së jashtme, duke vënë theksin te Marrëveshja e Prespës dhe qëndrimi i qeverisë aktuale greke për tre memorandumet të cilën SYRIZA e dorëzoi sërish për ratifikim.

Duke iu përgjigjur kryetarit të grupit parlamentar të SYRIZA-s, Mitsotakis kujtoi qëndrimin e tij, atëherë si lider i opozitës, në debatin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në fillim të vitit 2019, përsëriti se në atë kohë Demokracia e Re thoshte se nuk ranë dakord dhe do të votonin kundër Marrëveshjes, por se ata do të duhet ta respektojnë atë “sepse është një marrëveshje ndërkombëtare ndërshtetërore që kapërcen ligjet greke dhe kështu ne nuk kemi asnjë mënyrë për ta ndryshuar atë.”

“Ne gjithashtu shprehëm rezerva të forta për paroksizmin kombëtar të VMRO-DPMNE-së, të manifestuar në dy vitet e fundit, dhe zgjodhëm të mos sillnim për ratifikim protokollet që, duke pasur parasysh, nuk rrjedhin nga vetë Marrëveshja e Prespës, por e shoqërojnë atë, sepse ne duhet të jemi absolutisht të sigurt se nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të ketë respektim të pikave kyçe të Marrëveshjes, dhe më e rëndësishmja është çështja e emrit. Dhe ky qëndrim i yni është plotësisht i justifikuar. Meqë po vjen një qeveri e re, me president dhe kryeministër të ri që përbuzin hapur Marrëveshjen e Prespës, duke e quajtur Maqedoninë e Veriut, Maqedoni”, tha kryeministri grek dhe shtoi se kjo injoron përdorimin erga omnes të emrit.

Në të njëjtën kohë ai theksoi se në momentet kur politika e jashtme greke merr qëndrim më të fortë në raport me Shkupin, vjen SYRIZA dhe kërkon ratifikimin e memorandumeve.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago