Categories: MAQEDONI

Rivotimi në Llërcë/ Fronti Europian do të parashtrojë ankesë në KSHZ

VMRO-DPMNE-ja nuk ka vendosur akoma nëse do të dorëzojë ankesa në KSHZ rreth procesit të votimit ose mbledhjes së rezultateve në gjashtë vendvotime në njësinë e pestë zgjedhore.

Nga rivotimi i një dite më parë, kjo parti priste të marrë një deputet më shumë në njësinë e pestë por kjo nuk ndodhi, pasi Fronti Europian mbrojti deputetin e katërt në këtë zonë.

Nga ana tjetër, Fronti Europian është duke përgatitur ankesa për votimin e një ditë më parë në Llërcë.

Pas rivotimit, koalicioni humbi një mandat në zonën gjashtë, i cili shkoi në adresë të VLEN-it.

Megjithatë, Fronti Europian vlerëson se ka pasur parregullsi për të cilat do të ankohet në KSHZ.

Partitë dhe subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje kanë afat 48 orë për ankesa në KSHZ.

Pas rivotimit në një vendvotim në Llërcë të Zhelinës, Fronti Europian humbi një deputet nga rezultatet e 8 majit kurse VLEN fitoi një deputet më shumë.

Kurse rivotimi në gjashtë vendvotime në njësinë e pestë zgjedhore nuk përmbysi rezultatin e 8 majit.

Me këtë, VMRO-DPMNE-ja mbetet me 58 deputetë, Fronti Europian dhe Koalicioni “Për Të Ardhme Evropian” janë me nga 18 deputetë, VLEN ka 14 deputetë kurse ZNAM dhe “E Majta” kanë nga 6 deputetë.

118 deputetë kanë marrë certifikatat kurse 2 të tjerë do të certifikohen pasi të mbyllen të gjithë afatet e ankesave rreth zgjedhjeve.

Kreu i Kuvendit Jovan Mitrevski njoftoi se në koordinim me të gjitha partitë parlamentare të dala nga zgjedhjet e fundit, caktoi seancën konstituive të përbërjes së re të Kuvendit për më 28 maj.

Seancën do ta drejtojë deputetja më e vjetër, Merita Kollçi Koxhaxhiku.

Pas konstituimit, partia që formon shumicën duhet të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re.

VMRO-DPMNE-ja beson se kjo do të ndodhë në gjysmën e dytë të muajit qershor.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago