Kina ka nisur stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit vetëm 3 ditë pasi William Lai është betuar si presidenti i ri i vendit. Këto stërvitje, një zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze një ndëshkim i fortë për aktet separatiste.
Zëdhënësi shtoi se tha se ata do të përqendrohen në patrullimet e përbashkëta të gatishmërisë luftarake detare-ajrore, sulme preçize mbi objektivat kyçe dhe operacione të integruara brenda dhe jashtë ishullit për të testuar aftësitë e përbashkëta reale luftarake të forcave të saj.
Pekini e ka etiketuar Presidentin Lai si separatist dhe problematik lidhur me komentet që ai bëri në të kaluarën në mbështetje të pavarësisë së Tajvanit. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit dënoi veprimet e Pekinit dhe tha se ata dërguan forca në përgjigje.
Stërvitjet që nisën sot po zhvillohen në të gjithë ishullin kryesor, duke përfshirë ngushticën e Tajvanit në perëndim të tij, dhe rreth ishujve tajvanez Kinmen, Matsu, Wuqiu dhe Dongyin.
Zyra presidenciale e Tajvanit ka thënë se është keqardhëse të shohësh Kinën duke përdorur provokime të njëanshme ushtarake për të kërcënuar demokracinë dhe lirinë e Tajvanit. Duke siguruar publikun, zyra shtoi se njësitë ushtarake të Tajvanit dhe ekipi i sigurisë kombëtare kanë një zotërim të plotë të situatës.
“Përballë sfidave dhe kërcënimeve të jashtme, ne do të vazhdojmë të mbrojmë demokracinë dhe jemi të sigurt dhe të aftë për të mbrojtur sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftim.
Në qendër të çështjes është pretendimi i Kinës mbi Tajvanin e vetëqeverisur. Pekini e sheh vendin si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë pjesë e shtetit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta arritur këtë.
Por shumë tajvanezë e konsiderojnë veten pjesë të një kombi të veçantë, megjithëse shumica janë në favor të ruajtjes së status quo-së ku Tajvani as nuk deklaron pavarësinë nga Kina dhe as nuk bashkohet me të.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…