Categories: BOTA

Urdhërarresti, reagon Netanyahu: Hedh poshtë me neveri akuzat

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka dënuar prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për kërkimin e urdhrave të arrestit për të dhe liderin e Hamasit me akuzën e krimeve të dyshuara të luftës në konfliktin e Gazës.

Netanyahu tha se i hedh poshtë me neveri akuzat se Izraeli, sipas tij “demokratik” është njësoj me ata që i quajti “vrasës në masë”.

Kreu i Prokurorisë Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë, Karim Khan, tha se kishte arsye për të besuar se Netanyahu dhe ministri i tij i Mbrojtjes, Yoav Gallant mbanin përgjegjësi penale për krimet e dyshuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Gaza. Khan ka kërkuar gjithashtu një urdhër arresti për liderin e Hamasit në Gaza, Yahya Sinëar për krime lufte.

Izraeli dhe SHBA, aleati i tij kryesor, nuk janë anëtarë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila u krijua në 2002. Akuzat kundër liderëve izraelitë dhe të Hamasit rrjedhin nga ngjarjet e 7 Tetorit, kur anëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë 252 të tjerë përsëri në Gaza si pengje. Sulmi shkaktoi luftën aktuale, në të cilën të paktën 35,500 palestinezë janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Prokurori tha se krimet e supozuara filluan “nga të paktën 7 Tetori 2023” në rastin e liderëve të Hamasit, kur grupi filloi sulmin e tij ndaj Izraelit dhe “nga të paktën 8 Tetori 2023” për udhëheqësit izraelitë. Ndërkohë, Biden tha se nuk kishte asnjë ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit.

“Është e qartë se Izraeli dëshiron të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar mbrojtjen civile”, shtoi Biden.

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken i bëri jehonë dënimit të presidentit, duke thënë se Uashingtonie kundërshton këtë masë, të cilën e cilësoi si të “turpshme”. Më tej, ai tha se kërkesa për urdhër-arrest do të rrezikonte përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi./tvklan.al

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago