Categories: MAQEDONI

Zejdi: Për herë të parë LSDM dhe VMRO bëhen bashkë për të mbrojtur një koncept politik anti shqiptar

Në një deklaratë të dhënë gjatë emisionit “Klan Debat” në Klan Makedonia, Skender Rexhep Zejdi nga “Fronti Evropian” ka denoncuar bashkëpunimin e dy partive kryesore politike në Maqedoninë e Veriut, LSDM dhe VMRO, duke i cilësuar ato si një front anti-shqiptar dhe nacionalist maqedonas. Sipas Zejdit, ky bashkëpunim synon të pengojë formimin e një shteti binacional në fakt, duke minuar pluralizmin dhe duke favorizuar një agjendë politike që përjashton komunitetin shqiptar.

Zejdi ka akuzuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për anshmëri, duke sugjeruar se ka pasur një inxhiniering zgjedhor për të ndikuar në rezultatin e votimeve në favor të LSDM-së dhe VMRO-së. Ai ka theksuar se kërkimi për rivotim në zonat zgjedhore, ku VMRO dhe LSDM kanë shumicën e votave, nuk është rastësi, por pjesë e një strategjie më të gjerë për të kufizuar ndikimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Është dicka e pritur, dhe është hera e parë në pluralizmin e Maqedonisës ë Veriut që një LSDM dhe VMRO bëhen bashkë për të mbrojtur një koncept politik anti shqiptar dhe nacionalist maqedonasAta kanë qëllim që të mos lejojnë që Mqedonia e Veriut ta merrë ngjyrën binacionale, defakto. Në KSHZ kemi pasur një anshmëri të madhe ku antarët e saj kanë mbajtur krahë me VMRO-në dhe LSDM-në.
Në një vendvotim ku edhe LSDM-ja dhe VMRO i kanë ndarë votat, ku skanë vota nga shqiptarët ky është inxhinjering që t’ia marrin një deputet frontit dhe ata të mbesin fuqia e dytë në Maqedoni. Rastësisht nuk ndodh që edhe në fashtin e Kasmit në zonën 6 zgjedhore të kërkojnë rivotim ku shumicën e votave e kanë ata”, tha Zejdi./tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago