Categories: MAQEDONI

Dauti për reformën në administratë: Të mos ndodhë “të ikë Hasani e të vjen Stojani”!

Në kolumnën e rregullt në gazetën Koha, publicisti Daut Dauti ka shprehur dyshimet e tij për reformën e administratës që e ka paralajmëruar kryeministri i ardhshëm me uljen e numrit të të punësuarve për 16.000 dhe të institucioneve për 130.

“Më shumë se dy dekada është kjo temë e hapur, madje dhe si rekomandim dhe kusht nga bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet financiare që shpesh na japin kredi ose grante, duke na thënë se e kemi të stërngarkuar administratën dhe duhet ta zvogëlojmë.

Asnjë qeveri nuk thotë jo, për të gjitha në një, në vend se të realizojnë premtimin për ta ulur numrin e të punësuarve në sektorin publik, ato e kanë rritur”, shprehet Dauti.
Ai shpreh dyshimin ne një mumdësi tjeter se si mund te devijojëky proces nese realizohet:

“Të mos ndodhë që VMRO-DPMNE-ja të bëjë atë që mund ta bëjë: të prishë strukturën etnike të të punësuarve në dëm të përfaqësimit të dejtë dhe adekuat. Këtë dyshim e kemi të bazuar, duke pasur parasysh deklarimin e kësaj partie për të hequr mekanizmin e balanserit, i cili përcakton këtë përfaqësim, sepse me këtë do të humbej kontrolli i përqindjeve.

Kjo është njëra anë e medaljes. Tjetra është një mendësi e indoktrinuar nga disa qarqe mediale, intelektuale e politike maqedonase, që shqiptarë në Maqedoni nuk shohin më shumë 15 përqind, dhe sipas kësaj logjike, edhe nëse do të binte përqindja deri aty, do të ishte “përfaqësim i drejtë dhe adekuat”,edhe pse statistika e fundit tregoi gatisë 30 për qind të pjesëmarrjes së shqiptarëve në popullsinë e përgjithshme dhe 25 për qind në atë rezidente!

Këtë gjë do të duhej energjikisht ta pengojë koalicioni shqiptar që do të përfaqësohet në qeveri, sipas të gjitha gjasave VLEN.

Sepse po lëshoi pe këtu, nuk ka bërë asgjë me hyrjen në pushtet.”

“Është vërtet ide atraktive dhe e arsyeshme të zvogëlosh numrin e të punësuarve në administratë, nëse kjo nuk shndërrohet në stilin e barcoletës boshnjake “të zbresë nga kali Huso, që të hipë Haso!”, për të mos thënë, të hiqet Hasani e të futet Stojani”,përfundon Dauti.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago