Categories: SPORT

Hendboll: KHF Çairi kualifikohet në finale që do të zhvillohet të dielën kundër Gjorçe Petrovit

Një sukses i jashtëzakonshëm për vashat e KHF ÇAIRI. Të përzgjedhurat e trajnerit Basri Latifi do të luajnë në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisësë Veriut në hendboll, për vajza pasi në gjysmëfinale mundën rivalin e qytetit, KHF Vardari me rezultat 32:28.

Klubi i hendbollit të femrave Çair do të luaj në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër ekipit të Gjorçe Petrovit në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën në palestrën “Boris Trajkovski në Shkup. Në gjysmëfinale skuadra eë trajnerit Basri Latifi mundi me rezultat të sigurt ekipin e Vardarit 32-28 .

Vashat e Çairit të motivuara nga përkrahja e jashtëzakonshme e publikut arriti suksesin historik duke u kualifikuar në finalen të shumë pritur. Stafi teknik me në krye Basri Latifin gjatë gjithë kohës ka motivuar lojtaret e tyre se ata mundin dhe do ta fitojnë ndeshjen që në fund u dëshmua si i suksesshëm . Pas fitores historike dhe kualifikimit në finale trajneri Bastri Latifi pë mediumet ka deklaruar.

“Një derbi i vërtetë, ashtu edhe siç e kishim parashikuar. Lojë shumë e fortë, intensive, por që neve i’a dolëm të dalim fitues. Gjithmonë ka fundi i sezonit hyjmë në formën e duhur, ashtu që besuam deri në fund tek fitorja, që e arritëm besoj me shumë meritë. Kënaqësi e madhe kur e fiton Vardarin, për më tepër që një gjë të tillë bënë në gjysmëfinale dhe arrin të luash në finalen e madhe. Urime vajzave për angazhimin dhe sakrificën, faleminderit publikut të mrekullueshëm që gjithmonë janë pranë nesh dhe sinqerisht u jam shumë mirënjohës atyre” tha ai

KHF Çairi në finale ka një skuadër elitare siç është ekipi Gjorçe Petrovit për çka trajneri Latifi u shpreh se e dinë forcën e kundërshtarit por prêt sensacionin e radhës.

“Çdo fjalë dhe analizë e ekipit kampion të Gjorçe Petrovit, është e tepërt. Ata janë ekipi më cilësor në ligë dhe meritojnë shumë respekt. Megjithatë neve nuk dorëzohemi. Finalet nuk luhen, por ato fitohen, ashtu që shpresoj se në fund neve do të jemi fitues të finales së madhe të dielën” – tha ai..

Për KHF Çair në ndeshjen finale që do të zhvillohet palestrën “Boris Trajjkovski” prêt përkrahje më madhe dhe më dinjitoze të publikut të tyre që shënojnë me fitore historike

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago