Categories: MAQEDONI

Fronti Europian akuzon Opozitën për presion publik politik ndaj Gjykatës Administrative

Fronti Europian përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj kërcënimeve ndaj Gjykatës Administrative, që sipas tyre po bëhen nga Opozita.

Ata e kanë quajtur procesin si inzhinjering zgjedhor për të ndryshuar vullnetin e popullit të shprehur me votë.

Reagimi i plotë:

Fronti Europian me shqetësim të madh i ka ndjekur deklaratat e sotme skandaloze kërcënuese të drejtuesve të opozitës humbëse të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ndaj Gjykatës Administrative.

Fronti Europian i ka regjistruar dhe ka njoftuar gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare për këto kërcënime me deklarata publike si dhe për tentativën për inzhinjering zgjedhor me marreveshje nderpartiake jashta-institucionale per votim dhe mbivotim ne Komisionin Shteteror Zgjedhor si dhe me presione partiake ndaj gjykates administrative.

Kjo tentative per inzhinjering zgjedhor ka per qellim ndryshimin e raporteve te numrave ne Kuvend nepermjet marreveshjes politike ne tavoline.

Me marreveshje politike dhe plan monstruoz antidemokratik, të gatuar në selitë partiake të VMRO, LSDM dhe Vlen, po tentohet shtrembërimi i vullnetit të qytetarëve.

Seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ishte demonstrim skandaloz i mbivotimit dhe i suspendimit të parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.

Ftojmë te gjitha institucionet te veprojnë ne perputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado pale, dhe te mbrojne kredibilitetin e procesit zgjedhor deri ne fund pa hedhur asnje njolle mbi vullnetin e qytetareve te shprehur ne zgjedhje.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago