Categories: RAJON

40-vjeçarja shqiptare vritet me thikë dhe lihet në mes të rrugës në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në mes të rrugës në Menidi. Identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur.

Mediat greke shkruajnë se viktima është goditur me thikë në bark. Ngjitur saj është gjetur edhe çanta me sendet personale. Ndërkohë mbetet mister autori i kësaj ngjarje, e cila ndodhi në një nga qendrat kryesore të Menidit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima ishte nisur për në punë. Ndërkohë autoritetet po këqyrin kamerat e sigurisë në zonë në mënyrë që të kuptojnë më mirë dinamikën e kësaj ngjarjeje.

Shqiptarja kishte më shumë se një kallëzim kundër bashkëshortit të saj për dhunë që prej vitit 2013. Edhe këtë muaj ajo kishte bërë një denoncim tjetër. Pavarësisht se policia i kishte ofruar që të transferohej në një nga strukturat për mbrojtjen e grave, ajo kishte refuzuar.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago