“Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s me emrin e saj Kushtetues dhe përfaqësohet në Aleancë me atë emër”, kështu ka thënë një zyrtar i NATO-s, duke iu përgjigjur deklaratës së presidentes së re të RMV- Gordana Silianovska, e cila në ceremoninë e betimit përdori termin “Maqedoni”.
I pyetur për ngjarjen, në deklaratën zyrtare nga NATO, është vënë në dukje se marrëveshja e Prespës i hapi rrugën Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO dhe kontribuoi në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë të rëndësishme për t’u mbajtur mes aleatëve.
“Maqedonia e Veriut është një aleat i vlefshëm i NATO-s dhe kontribuon ndjeshëm në sigurinë tonë kolektive. Kjo përfshin trupat e dislokuara në misionin tonë të KFOR-it në Kosovë, misionin këshillues dhe për ndërtimin e kapaciteteve në Irak, dhe grupet luftarake shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani. Marrëveshja e Prespës i hapi rrugën Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO dhe kontribuoi në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë të rëndësishme për t’u mbajtur midis aleatëve. Maqedonia e Veriut iu bashkua Aleancës me emrin e saj kushtetues dhe përfaqësohet në NATO me atë emër”, thuhet më tej në reagimin zyrtar.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…