Categories: MAQEDONI

Osmani në Klan Debat: Reagimi i Glauk Konjufcës ndaj bashkëpunimit VLEN-VMRO, pasqyron ndjenjat e çdo shqiptari!

Bujar Osmani, nga Fronti Europian, gjatë një deklarate në emisionin “Klan Debat” në Klan Maqedonia, ka vlerësuar reagimin e Glauk Konjufcës si të drejtë dhe ka shprehur se kjo qasje ndihet si një ofendim në çdo familje shqiptare.

Ai ka theksuar se veprimet e fundit politike kanë prekur një ndjeshmëri të thellë te shqiptarët dhe kanë sjellë një nënçmim të madh në komunitetin e tyre. Osmani ka shtuar se përpjekjet e VLEN-it për të rikthyer debatin politik kanë harruar se ato prekin një plagë të dhimbshme për shqiptarët, duke i bërë ata të ndihen të nënçmuar dhe të ofenduar.

“Mnedoj se reagimi i Glaukut është një vlerësim korrekt. Nuk mendoj se e ka thënë si kryetarë i Kuvendit por si çdo shqiptarë që ndjehet sot me një qasje të tillë, dhe kjo ishte shprehje e atij emocioni ndjehet në çdo familje shqiptare që ndihen të ofenduar.
Nëse shoh nga perspektiva e një analisti ata e dijn se qeveri pa një fitues nuk ka. Fokusi i tyre me sa duket u zbeh, dhe ata kishin nevojë për një fokus dhe për shkak se nuk kanë temë, u duheshte një rikthim në debat dhe këtë e kishin të vetmen mundësi të kthehen në skenë, por kanë harruar se me këtë kanë prekur një sensitivitet që për shqiptarët është shumë i dhimbshëm. Ne nuk jemi popull i rritur nëpër sallone, dhe ata duke bërë këta tentativa për t’u kthyer në fokus të publikut, VLEN-i ka harruar se kanë prekur një varrë shum të dhimbshëm tek populli shqiptar. Ky veprim ka sjell një nënçmi të madh në familjet e çdo shqiptari!”, tha Osmani./tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago