Categories: MAQEDONI

Fronti n’shesh të Tetovës/ Thaçi: Bujar Osmani i sakatoj më 24 prill por më 8 maj populli do t’a grushtoj Opozitën bashkëpunuese të Mickoskit

Fronti Europian po mban tubimin qendror në sheshin Iliria në Tetovë me ç’rast të pranishëm janë lidertët e të gjithë partive në koalicion.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Europian e në lutjet e Opozitës shqiptare dhe VMRO-DPMNE-së.

“Fillimisht më lejoni të përshëndes ata që e sakatoj VLEN-in në garën presidenciale, Bujar Osmani. Bujar, unë jam ekspert i moçaleve dhe baktereve si VLEN-i. Kushdo që fiton votat e maqedonase, ne nuk lëvizim asnjë milimetër nga kushti për ndryshimet kushtetuese. E para bëhemi pjesë e BE-së, dhe ja largojmë edhe pezullimin edhe Shqipërise dhe e treta BE nuk është veç letër, por është mirëqenia, shëndetësia, arsimi etj. Të gjitha shtetet por edhe Maqedonia në momentet që hapin negociata fondet për ata shtet shumëfishohen. E di qe jeni lodh me parti politike, mirëpo ne nuk e zgjidhim problemin nëse shqiptarëve dhe të tjerëve nuk ju garantojmë që rroga minimale në fund të vitit të jetë 700 euro. Sonte ky shesh duket ndryshe, me Aliun normal dhe me të tjerët. Tetovarë ju thërrash që më 8 maj të mbështetni masivisht Frontin. Zona 6 ka 5 deputetë nga Tetova, por Bilalli nuk ka. Ai ju nënçmon, me Qokun, ndaj duhet grush të ju jepni. Neve na dallon me ta sinqeriteti dhe transparenca, ne jemi ashtu si jemi, por kurrë dyftyrsh. Gostivaras, a e patë si tha Halili “benim turk”, ne e kemi Bejxhanin ma shqiptar se ti o Halil”, deklaroi Thaçi. /TvKlan.mk

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago